Në fund të muajit do të publikohen rezultatet e regjistrimit të popullsisë

    Udhëheqësi i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, njoftoi se më 30 mars do të shpallen rezultatet përfundimtare të Regjistrimit, për të cilin po përgatitet manifestim në Sallën e Filarmonisë, përcjell Nistori.

    Ai ka thënë se është iluzion të pritet rritje të popullatës kur ka rritje të migrimit. “Para 16 viteve u bë strategji demografike, e cila ishte shumë e gabuar. Po na migrojnë të rinj të cilët sjellin natalitet. Duhet lloj tjetër i politikës. Dhe kur do të bëhen masat më të mira nuk duhet të pritet bum demografik. Çdonjëri prej nesh ka mundësi për punë kualitative, faktori i dytë- mundësia për arsim kualitativ, duhet edhe shëndetësi kualitative dhe komunikim i mirë dhe e pesta, nevojat njerëzore mund të kënaqën gjithkund”, ka thënë për TV24, Simovski, drejtor i EShS-së.

    Sipas tij, problem është edhe me migrimin e brendshëm të vendit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rama: Kush vë çmime më të larta do i mbyllim marketin dhe do i marrim çdo gjë që ka brenda

    Lajmi i rradhës

    Perandoria e jahteve dhe e aspiratave të mëdha

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë