Në Galiçicë kanë ndërtuar kush ku ka mundur, pa respektuar ligjet

    Në Parkun Nacional Galiçicë prej vitesh është ndërtuar kush ku ka mundur pa respektuar ligjet.

    Deri më tani janë dërguar 441 mendime me kërkesë të legalizimit. Prej tyre, 244 janë vikend shtëpi, 180 prej të cilave për legalizimin e objekteve të banuara nga vendasit, 6 për objekte fetare dhe 11 për hotele dhe auto kampe, shkruan Alsat.

    “Në bazë të pronësisë, për mua kjo është për t’u habitur, 309 prej kërkesave janë për legalizim të objektit, që ndodhet në tokë private, por 80 prej kërkesave janë për legalizim të objekteve, që janë tërësisht në tokë shtetërore, pra tokë e uzurpuar. Dhe 52 tjera janë pjesërisht në tokë në pronësi të Republikës së Maqedonisë”, tha Andon Bojaxhi-Parku Nacional Galiçicë.

    Kjo tregon presion të madh për sekuestrim të paautorizuar të diçkaje, që është në pronësi të të gjithë qytetarëve, për qëllime personale, thotë Bojaxhi.

    “Nëse kemi parasysh mbizotërojnë vikend shtëpitë, dikush po uzurpon tokën pa para”, u shpreh Andon Bojaxhi-Parku Nacional Galiçicë.

    Në seancën e fundit të këshillit të qytetit, autoritetet lokale të Ohrit u përpoqën të kalojnë legalizimin e 30 objekteve , disa prej të cilave në afërsi të liqenit të Ohrit dhe në Parkun Nacional, gjë për të cilën aktivistët civilë reaguan zëshëm. Seanca u ndërpre, megjithëse autoritetet vendore pretenduan se gjithçka ishte e ligjshme.

    “Për të gjitha rastet, që janë në PN Galiçica kemi mendim pozitiv edhe nga Parku Nacional “Galiçica” dhe Ministria e Mjedisit”, tha Aleksandar Kiteski-Sekretar në Komunën e Ohrit.

    Mirëpo, për çdo ndërtim të paligjshëm apo uzurpim të tokës, nga Parku thonë se kanë dorëzuar raporte në institucionet kompetente, inspektoratin ndërtimor dhe në Prokurorinë Publike.

    Ndryshe, shumica e objekteve të ndërtuara pa leje brenda parkut, të cilat gjenden në zonën e mbrojtjes së rreptë, janë rreth fshatit Tërpejcë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e Komunës së Tetovës që nuk kanë paguar taksat dhe tatimet, duhet të hapin kuletën dhe të fillojnë të bëjnë llogaritë

    Lajmi i rradhës

    Pavarësisht çmimeve të ngrira të bukës dhe vajit, ato megjithatë po shtrenjtohen!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë