Pavarësisht çmimeve të ngrira të bukës dhe vajit, ato megjithatë po shtrenjtohen!

    Kostoja e jetesës po rritet,  poashtu edhe inflacioni. Qytetarët e pritën vitin 2022 me kosto më të larta. Enti i Statistiksë mati një rritje të çmimit të një sërë produktesh dhe shërbimesh në janar krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

    Kafeja, çaji, kakaoja, peshku dhe frutat e detit, frutat, perimet, çokollata, reçeli, mjalti, si dhe alkooli janë shtrenjtuar.

    Pavarësisht çmimeve të ngrira të bukës dhe produkteve të tjera ushqimore bazë, si vaji dhe sheqeri, statistikat tregojnë rritje të çmimeve. Në janar u rritën edhe çmimet për energjinë elektrike, ngrohjen, pastrimin, karburantet, produktet dhe shërbimet mjekësore.

    Të gjitha këto rritje rrisin normën e inflacionit. Vetëm në janar të këtij viti ajo u rrit në për 6.7%. Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë se inflacioni mesatar këtë vit do të jetë 4.3%, ndërsa vitin e ardhshëm 2%.

    Sipas profesorit Abil Baush, duhet të merren parasysh më shumë opsione për të ulur inflacionin. Një prej tyre është edhe Banka Popullore të marrë vendim për rritjen e kamatës për kreditë e qytetarëve, por ai propozon edhe një tjetër:

    Nga ana tjetër, qytetarët duhet të përballen çdo ditë me produkte dhe shërbime më të shtrenjta.

    A e ndjeni rritjen e çmimeve? Si jo! – Çfarë është shtrenjtuar më shumë? – Ushqimi më së shumti”, thotë një qytetar.

    “Sinqerisht, rroga ime nuk ka lëvizur për tre vjet, ndërsa ka shtrenjtim shumë të madh, kaq. Ose do të kërkojmë të shkojmë jashtë shtetit, ose do të kërkojmë punë tjera”, thotë një tjetër qytetar.

    “Varfëri e keqe … Nuk mund të jetosh normalisht si njeri”, shprehet një qytetar.

    Muajin e ardhshëm do të “shkrihen” çmimet e ushqimeve bazë. Kjo mund të çojë në inflacion më të lartë. Ndryshe, për plotësimin e nevojave elementare të një familjeje katër anëtarëshe në muajin dhjetor nevojiteshin pak më shumë se 32.000 denarë, që është mbi pagën mesatare dhe minimale. /Alsat/

    Produkte e shtrenjtuara

    Kafeja , çaj, kakao 4.3%

    Peshku dhe frutat e detit 3.5%

    Fruta 3.4%

    Perime 2.5%

    Sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë 1.4%

    Bukë dhe drithëra, vaji dhe yndyra 1.2%

    Alkooli 0.5%

    Çmime më të larta

    Ngrohje qendrore për amvisëri 14%

    Energji elektrike për amvisëri 9.4%

    Pastrim dhe riparim 9.3%

    Lëndë djegëse shtëpiake të lëngëta 3.3%

    Karburante dhe lubrifikantë për automjete 2.3%

    Produkte medicinale 1.5%

    Shërbime medicinale 0.9%

    Lajmi Paraprak

    Në Galiçicë kanë ndërtuar kush ku ka mundur, pa respektuar ligjet

    Lajmi i rradhës

    140 mijë objekte pa leje janë në pritje të legalizimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë