Në garë për rektor të Universitetit të Tetovës janë 3 kandidatë?

    Ka përfunduar sot afati për dorëzimin e kandidaturës për rektor në Universitetin e Tetovës. Alsat jozyrtarisht mëson se në garë janë tre kandidatë. Edhe pse konkursin paraprak e shoqëruan një sërë shkeljesh dhe skandalesh, universiteti më i madh shqiptar në Maqedoni pritet që më në fund pas dy vitesh me ushtrues detyre, të zgjedhë rektorin e ri.

    Nga ana tjetër përkundër urgjencës për të ndërmarrë veprime për shkak të përmbylljes së konkursit, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri ende s’ka vendosur nëse do të ndërmarrë masa sanksionuese për parregullsitë e konstatuara nga Inspektorati i Arsimit ose jo.

    “Në takim që kam realizuar edhe me inspektoratin edhe me përfaqësues nga ana e universitetit, kam kërkuar nëse palët janë dakord me gjërat që janë shkruar në raport, dhe meqë nga ana e dy palëve ka konstatime që ekzistojnë edhe raporte tjera paraprake të cilat për të njëjtin problem janë ndryshe, njëra palë do shkojë të ankohet në inspektoratin e shkallës së dytë etj. Unë nuk mund të vendos derisa nuk ka një vendim përfundimtar qoftë të një organit gjyqësor”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

    Lajmi Paraprak

    Takimi Kovaçevski – Mickoski | Pushteti për ndryshime kushtetuese, opozita për zgjedhje të parakohshme

    Lajmi i rradhës

    Protestojnë personat me aftësi të veçanta: Na gënjejnë gjatë fushatës për zgjedhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë