Në Itali nuk lejohet hyrja pa certifikatë vaksinimi ose test negativ – informojnë nga ambasada

    Ambasada e Italisë në RMV informon se duke filluar nga sot (1 mars), deri më 31 mars, kur pritet të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme në Itali, do të ndryshojnë rregullat për hyrje në Itali.

    Nga Ambasada njoftojnë se Italia do të mund të vizitohet edhe për qëllime turistike, duke poseduar kovid-certifikatë me njërën prej vaksinave të miratuara nga EMA.

    “Nga data 1 mars deri më 31 mars 2022, për të hyrë ne Itali do të jetë e nevojshme që të keni Çertifikaten e gjelbert Kovid-19 ( Çertificakten e vaksinimit, Çertifikaten që demonostron se e keni kaluar Kovidin) ose test molekular/antigjen negativ dhe formularin PLF (Passenger Locator Form)”, thonë nga Ambasada e Italisë.

    Në këtë drejtim, Ambasada rikujton se Italia ka dhuruar për RMV-në 250 mijë doza të vaksinës Pfizer, për t’u mundësuar qytetarëve të vaksinohen. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Beogradi lë dyert e hapura për rublën ruse

    Lajmi i rradhës

    A janë burimet e mëdha natyrore të Ukrainës, arsyeja e vërtetë e pushtimit rus?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë