Në komunat e RMV-së numër rekord të këshilltarëve të pavarur

    Në këshillat komunalë të zgjedhjeve lokale në vitin 2021 hyjnë një numër rekord i këshilltarëve të pavarur – 67, të shpërndarë nëpër 34 komuna. Së paku një këshilltar i pavarur është në 85 për qind të komunave në të cilat janë dorëzuar lista të pavarura ose në mbi 40 për qind të numrit të përgjithshëm të komunave, që është thuajse rritje e dyfishtë në raport me zgjedhjet lokale në vitin 2017 nëpër 18 komuna ose 22 për qind nga numri i përgjithshëm i komunave ka pasur 37 këshilltarë të pavarur.

    Grupet e pavarura për anëtarë të këshillave në komunat në Zgjedhjet lokale 2021 kanë marrë 67 mandate ose 4,97 për qind nga gjithsej 1.347 pozita këshilltarësh, që është numër rekord i këshilltarëve të pavarur në këshillat komunal nga pavarësia e deri më tani, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

    Më së paku këshilltarë të pavarur ka pasur në zgjedhjet lokale në vitin 2000 – 1,73 për qind nga numri i përgijthshëm i pozitave të këshilltarëve, më pas pasojnë zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2017 kur ka pasue 2,74 për qind, pastaj në zgjedhjet e para në vitin 1996 kur këshilltarët e pavarur kanë qenë 3,66 për qind, në zgjedhjet në vitin 2013 ka pasur 4,16 për qind, më pas në zgjedhjet në vitin 2009 – 4,5 për qind dhe në zgjedhjet në vitin 2005 – 4,77 për qind,

    Në këto zgjedhje nga gjithsej 546 lista të shtruara për këshilltarë 63 ose 11,5 për qind ishin të pavarura, ndërsa lista të pavarura këshilltarësh ishin dorëzuar në 40 komuna ose në gjysmën e Komunave dhe në Qytetin e Shkupit. Të paktën një këshilltar të pavarur ka në 34 këshilla komunalë ose në 85 për qind të komunave në të cilat janë dorëzuar lista të pavarura, gjegjësisht mbi 40 për qind nga gjithsej 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

    Zgjedhjet e para lokale në Maqedoninë e pavarur janë mbajtur më 17 nëntor 1996 , në të cilat janë zgjedhur këshilltarë dhe kryetarë në 123 komuna, si dhe në Qytetin e Shkupit.

    Ishin gjithsej 683 kandidatë për kryetarë komunash dhe 747 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunal, lista të pavarura kanë qenë 26 ose 3,5 për qind. Grupet e pavarura për anëtarë të këshillave komunalë i kanë fituar gjithsej 1,03 për qind të votave dhe i kanë fituar 30 mandate ose vetëm 3,66 për qind nga gjithsej 1.802 pozita këshilltarësh.

    Zgjedhjet e dyta lokale u mbajtën më 10 shtator 2000, në të cilat janë zgjedhur këshilltarë dhe kryetarë komunash në 123 komuna, si dhe Qytetin e Shkupit.

    Ishin gjithsej 323 kandidatë për kryetarë komunash dhe 564 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave komunal, të pavarur kanë qenë 19 ose 3,35 për qind. Grupet e pavarura të anëtarëve të Këshillave komunal i kanë fituar 33 mandate, që është 1,73 për qind nga gjithsej 1.906 pozita këshilltarësh.

    Kandidatët e pavarur e kanë fituar të paktën një pozitë këshilltarësh në 13 komuna, gjegjësisht në vetëm 10 për qind të numrit të përgjithshëm të komunave.

    Zgjedhjet e treta lokale janë mbajtur më 13 mars dhe 27 mars të vitit 2005, në të cilat janë zgjedhur këshilltarë dhe kryetarë në 84 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Këto janë zgjedhjet e para lokale pas ndarjes së re territoriale dhe zvogëlimit të numrit të komunave.

    Ishin gjithsej 379 kandidatë për kryetarë komunash dhe 445 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunal, prej të cilave lista të pavarura kanë qenë 33 ose 7,41 për qind. Këshilltarët e pavarur i kanë fituar 64 pozita ose 4,77 për qind nga gjithsej 1.342 pozita këshiltarësh.

    Kandidatët e pavarur e kanë fituar të paktën një pozitë këshilltari në 31 komuna, gjegjësisht në mbi një të tretën (36,47 për qind) nga numri i përgjithshëm i komunave.

    Lajmi Paraprak

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Ndalimi i boksierëve kosovarë në Serbi, Kurti tregon hapin e rradhës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë