Ambasada e Gjermanisë në Shkup me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e RMV-së

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup ka njoftuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut, se për shkak për shkak të problemeve teknike, gjatë regjistrimit të fundit për termine, më datën 5 tetor 2021 janë regjistruar më shumë persona se numnri i paraparë sipas listës së pritjes për një termin, përcjell Nistori.

    Mirëpo ambasada vendosi të mos i fshijë regjistrimet e tepërta, por të gjithë personave të regjistruar tu caktojë një termin sipas rendit kronologjik, ndoshta deri në fund të shkurtit 2022. Për këtë arsye, në muajt nëntor, dhjetor dhe janar nuk do të aktivizohet asnjë listë pritjeje për regjistrim të një termini. Ambasada iu bën thirrje që aplikuesit t’iu përmbahen pyetjeve individuale.

    Ambasada gjithashtu njofton, se në fillim të vitit të ardhshëm planifikon të bëjë një ndryshim për sa i përket regjistrimit dhe ndarjes së termineve, në mënyrë që regjistrimi të jetë më i lehtë. Për procesin e saktë të regjistrimit, ambasada do të informojë në kohë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sherifi: Është e rëdësishme të vazhdojnë koalicionet ndëretnike

    Lajmi i rradhës

    Në komunat e RMV-së numër rekord të këshilltarëve të pavarur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë