Në komunën e Dibrës gjithnjë e më pak filloristë

    Fotografi ilustruese

     Në tri shkollat ​​fillore komunale të komunës së Dibrës, prej vitit në vit, numri i nxënësve që ulen për herë të parë në bankat shkollore është në rënie, shkruan AIM, përcjell Nistori.

    Sipas Burim Kaziut, inspektor komunal i arsimit në afatin e caktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë regjistruar 88 nxënës të klasës së parë në tri shkollat ​​fillore SHFK “Penestia” dhe “Said Najdeni” në qytet, si dhe në SHFK “Riste Ristevski” në Kosovrast të poshtëm ku janë regjistruar gjithsej 88 filloristë.

    “Patjetër të theksoj se në periudhën para fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025 pritet rritje e numrit të nxënësve të klasës së parë. Është rregull e pashkruar që prindërit i regjistrojnë fëmijët pak ditë para ose në fillim të vitit shkollor. Por, numri do të jetë më i ulët në krahasim me vitin e kaluar shkollor”, thotë Kaziu.

    Ai shton se sipas statistikave të institucioneve kompetente, këtë vit pritet që të regjistrohen pak më shumë se 130 nxënës të klasës së parë, krahasuar me 180 nxënës të vitit të parë.

    Arsyeja kryesore është migrimi masiv i popullsisë në vendet e Evropës Perëndimore dhe SHBA-së, por edhe migrimi i popullsisë brenda vendit, kryesisht në Shkup.

    Shifrat e viteve të fundit as që mund të krahasohen me ato të mëparshmet. Para dy dekadash numri i nxënësve të klasës së parë ishte mbi 400 ndërsa në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, para migrimit, numri i tyre ishte mbi 600 nxënës të klasës së parë.

    Në kuadër të “Penestias” e cila është shkolla fillore më e madhe në rajonin e gjerë, funksionon edhe një shkollë rajonale në fshatin Xhepishte, ndërsa në “Riste Ristevski” shkolla rajonale në Mogorçë dhe Kosovrast i Epërm.

      Lajmi Paraprak

      Maqedonia e Veriut nuk ka pilot që mund t’i drejtojë avionët për shuarjen e zjarreve

      Lajmi i rradhës

      Vdesin të paktën 14 haxhilerë si pasojë e të nxehtit

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë