Në maje të Vodnos vetëm në këmbë, teleferiku në “pushim”!

    Fotografia: Ilustruese

    Gazetar | Omer Xhaferi

    Zbutja e masave të fundit restriktive të shkaktuara nga pandemia me Covid-19, nuk ishte shkak që të lëshohet në përdorim teleferiku për në malin Vodno. Qytetarët e shumtë të cilët ngjiten për sport dhe rekreacion në këtë hapësirë malore edhe më tej nuk do të mund të llogarisin në shërbimet që i ofron teleferiku. Prej më tepër se një vit qytetarët e Shkupit, deri në maje të Vodnos ngjiten dhe zbresin në këmbë. Megjithatë, pjesa dërmuese e qytetarëve në pamundësi për ta shfrytëzuar teleferikun qëndrojnë dhe çlodhen vetëm në hapësirën e cila gjendet në mes të malit Vodno.

    Krahas pandemisë, si arsye kryesore për mos funksionimin e këtij teleferiku mjaftë të frekuentuar nga qytetarët e Shkupit dhe rrethinës, nga Ndërmarrja Publike “Transporti Publik Shkup”, e theksojnë edhe servisimin e sistemit të teleferikut. Nga kjo ndërmarrje për Nistorin thonë se janë në procedurë të sigurimit të inspektimit mbikëqyrës nga ana e prodhuesit austriak të teleferikut, i cili është i patjetërsueshëm për lëshimin përsëri në përdorimin të këtij objekti.

    “Duke e pasur parasysh se Teleferiku nuk është në funksion më tepër se një vit, kërkojmë leje për funksionimin dhe sigurinë e tij, respektivisht kërkuam inspektim të çrregullt mbikëqyrës dhe eventualisht diagnostifikimin e aktiviteteve të duhura për serivisim”, thonë për Nistori nga NP “Transporti Publik Shkup”. Brenda kohë siç njoftojnë nga atje është përgatitur edhe protokolli për funksionimin e këtij objekti në kushte të Kovid-19.

    Hera e fundit kur qytetarët i kanë shfrytëzuar shërbimet e këtij teleferiku ka qenë 13 marsi i vitit të kaluar. Prej atëherë, përveç ndalesës së funksionimit të teleferikut, drejtë malit Vodno, janë ndërprerë për qarkullim edhe tre linjat e autobusit (25, 25А и 25B). Të dhënat statistikore të kësaj ndërmarrjeje publike, po ashtu flasin se mos funksionimi i tij, në radhë të parë për shkak të Kovid-19, ka reflektuar negativisht edhe në konton financiare të këtij institucioni të nivelit lokal. Nëse gjatë viteve 2018 dhe 2019 nga shitja e biletave për teleferikun e Vodnos, NP “Transporti Publik Shkup”, ka inkasuar mbi 200 mijë euro, kjo shumë në vitin është zvogëluar dhjetëfish.

    Teleferiku në malin VodnoTë hyrat vjetore
    Viti 201812.772.000 dеnarë
    Viti 201915.126.000 denarë
    Viti 20203.493.552 denarë

    Ndryshe, vetëm gjatë fundjavave në muajin maj në hapësirën e mesit të malit Vodno, janë parkuar mbi 1300 automjete (tw dhwna nga NP “Parkingjet e Qytetit”). Qyteti i Shkupit, si masë parandaluese për ndotjen e ajrit, gjegjësisht për inicimin e shfrytëzimit sa më të madhe të transportit publike vite më parë e rriti çmimin për parkim në këtë lokacion. Ora e parë e shfrytëzimit të parkingut në mesin e Vodnos, kushton 100 denarë, gjegjësisht çdo orë më pas nga 50 denarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Paraqitet “non paper” i ri për Ballkanin

    Lajmi i rradhës

    Frikë të martohesh, stres të divorcohesh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë