Frikë të martohesh, stres të divorcohesh

    Numri i çifteve që iu drejtuan zyrave të gjendjes civile vitin e kaluar për të celebruar lidhjet e tyre ka shënuar rekord sa i takon përqindjes së ulët së evidentuar në regjistrat zyrtare. Por jo vetëm martesat, duket se puna është reduktuar edhe për regjistrimet e divorceve. Gjatë vitit të kaluar masat antikovid dhe qarkullimi sipas fashave të kufizuara të orarit reduktuan aktivitetin e qytetarëve, duke u reflektuar edhe në organizimin e ceremonive dhe planifikimin e jetës në përgjithësi. Sipas të dhënave zyrtare, numri i kurorëzimeve është ulur me 25 për qind, gjithsej 10.287 martesa.

    Muajt me numrin më të madh të celebrimeve janë gushti (mbi 13 për qind) dhe më pak në muajin prill (1,6 për qind). Trendi negative për martesat është shoqëruar me atë pozitiv, sa i takon numrit të divorceve. Gjatë vitit të kaluar u divorcuan mbi 21 për qind çifte më pak sesa në vitin 2019. Muaji maj ka shifrën më të ulët të divorceve (29 divorce), ndërsa më shumë shkurorëzime janë bërë në muajin korrik. Si komuna me numrin më të lartë të martesave të bëra pas Shkupit, renditen ato të Tetovës (651martesa), Gostivari (511 martesa), Çair (427 martesa) Kumanova (443 martesa) Struga (405), ndërsa shifrat më të ulëta janë regjistruar në komuna të tjera, kryesisht maqedonase ku mezi janë regjistruar 6-7 martesa në një vit. Por sipas demografëve rënia e numrit të përgjithshëm të martesave është një trend që ka filluar prej vitesh. Situata pandemike ka pasur ndikimin e vet, por edhe pas heqjes së masave kufizuese supozohet se rritja e numrit nuk do të jetë domethënëse.

    Procesi po zhvillohet për një periudhë më të gjatë dhe është krejtësisht e pritshme, pasi numri i popullsisë më të re, pra i atyre që mund të lidhin kurorë është gjithnjë e më i vogël, dhe faktori i dytë që ka ndikim më shumë është emigrimi jashtë vendit, kryesisht i të rinjve, i atyre që ende nuk janë martuar, ose i të tjerëve të sapomartuar. Duke iu referuar të dhënave zyrtare, martesat po reduktohen nga viti në vit. Nëse numri i tyre në vitin 1994 ishte rreth 16 mijë, rënia konstante solli në mbi 13 mijë raste në vitin 2019 dhe tre mijë më pak në vitin 2020. /Koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    Në maje të Vodnos vetëm në këmbë, teleferiku në “pushim”!

    Lajmi i rradhës

    Hasani: Vendimi i qeverisë më mbushi me shpresë se pandemisë është duke i ardhur fundi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë