Në Maqedoninë e Veriut ditarët klasikë do të zëvendësohen me ato elektronikë

    Nga viti i ri shkollor nuk do të ketë ditarë të shtypur në arsimin fillor dhe të mesëm, njoftoi Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Në vend se në ditar, informacionet për nxënësit do të regjistrohen vetëm në mënyrë elektronike.

    Ndryshimet janë me kërkesë të mësuesve, të cilët duan të lirohen nga detyrimi për mbajtjen e regjistrimeve të dyfishta në procesin arsimor.

    Rregullat e reja zbatohen për arsimin fillor dhe të mesëm. Sipas Byrosë, ky nuk është asnjë problem për mësuesit që tashmë dinë të plotësojnë ditar elektronik dhe se ka qenë pjesë e sistemit arsimor prej vitesh.

    Regjistrimet elektronike do të udhëhiqen nga rreth 25.000 mësues dhe profesorë, dhe ashtu si në ditarët e shtypur, në ato elektronikë, përveç notave, do të futen informacione për mungesat dhe aktivitetet e nxënësve.

    Procesi i digjitalizimit të arsimit është një nga prioritetet e Qeverisë, i cili synon modernizimin dhe integrimin e sistemit arsimor kombëtar në hapësirën arsimore evropiane.

    Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës deklarojnë se janë gati të fillojnë vitin e ri shkollor në kushte të pandemisë.

    Nga atje përsërisin se skenari më i mirë është mësimi me prezencë fizike me të gjithë nxënësit, sipas orareve për fillimin e mësimit. Nëse ka një ndryshim drastik në pasqyrën epidemiologjike, atëherë duhet të ndryshojmë skenarin me mësimdhënie hibride – një javë në shkollë, një online, ndrësa skenari i tretë më pak i dëshiruar është që një pjesë e madhe e mësimit të zhvillohet online.

    Lajmi Paraprak

    Tetovë, policia jep detaje për trupin e pajetë të gjetur në lumin Vardar

    Lajmi i rradhës

    Proces i ri zgjedhor, me rregulla të vjetra?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë