Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 83-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhje, do të shqyrtohet Procesverbali i mbledhjes së 43-të i Shtabit Kryesor Koordinues të Krizës për sigurimin e koordinimit të plotë lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19, mbajtur më 28 qershor të vitit 2021.
Në mbledhje, sipas rendit të ditës, para ministrave do të gjenden edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, parashtruar nga Ministria dikasteriale dhe Informacioni për Projektin “Barazi gjinore në sport”, përgatitur nga Agjencia për Rini dhe Sport./Alsat/