Mosveprimi i ministrit Shaqiri çoi deri te thellimi i problemit me zgjedhjen e rektorit të ri të UT-së?!

    Në lidhje me zhvillimet e fundit në Universitetin e Tetovës, gjegjësisht garën për rektor në universitet, ministri Jeton Shaqiri është përgjigjur nëse me mosveprimin e tij për presionet dhe parregullistë që çuan deri te dorëheqja e tre kandidatëve (Myqereme Rusi, Dervish Alimi dhe Bashkim Ziberi) ka ndikuar që të thellohet problematika akoma më shumë. Ai një gjë të tillë e ka mohuar dhe se gara ka qenë deri në ditën e fundit, duke marrë parasysh edhe debatet, shkruan Nistori.

    “Nuk është e vërtetë ky konstatim. Ju e dini se në Universitetin e Tetovës kishte garë deri në ditën e fundit, kishte disa debate televizive, kanë qenë të pranishëm dhe po të njëjtit kanë kandidatë kanë prezantuar platformën për universitetin. Nga ana e Ministrisë, kur flasim për mosveprim, dua ta potencoj se, sot kam realizuar takim me Inspektoratin për arsim dhe shkencë. Në asnjë nen të ligjit, e drejta e ministrisë është që të themelojë komision për t’i vërtetuar, por ministria nuk mund të përfshihet në autonominë e procesit zgjedhor të një universiteti”, ka deklaruar sot Shaqiri para medias.

    Ministrit nuk i duket e kuptimtë presioni mbi profesorët dhe nëse paska arritur deri këtu, atëherë kjo gjë do të duhet të diskutohet si fenomen shoqëror, por votimi është i fshehur.

    I pyetur se si e vlerëson faktin që UT zhvillon garon vetëm me një kandidat, Shaqiri tha se janë katër kandidatë, të cilët kanë qenë në komision verifikues. Ai tha se do të marrë masa në lidhje me shkeljet që janë bërë deri më tani gjatë konkurseve dhe garës zgjedhore për rektor.

    “Po. Sot kam pas takim. Komisioni i themeluar nga ministria, do të dalë, sepse nuk është vetëm çështja…e kam potencuar që tash UT-ja e ka pjesën ankimues në komisionin e shkallës së dytë. Për të njëjtat vërejtje, lomisioni i ministrisë do të dalë, sepse nuk është vetëm vërejtja e rektorit, por është vërejtja edhe e kandidatëve e kështu me radhë”, tha ndër të tjera ministri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në qendrën e parë tregtare në Dibër, dyqanet në dry

    Lajmi i rradhës

    RASTI “RAMIZ MERKO” | Prokurori Abazi: Nuk komentojmë zhvillimet e DASh-it

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë