“Në rast se bie Talat Xhaferi, bie Qeveria”

    VMRO-DPNE-ja ka filluar grumbullimin e firmave për interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Sipas nënkryetarit të kësaj partie Vllado Misajlovski, Xhaferi me këtë sjellje nuk mund të jetë kryetar i Kuvendit. Ai madje shpreson që interpelanca të vihet në rend dite dhe të mos ketë fatin e një sërë interpelancash tjera që kanë përfunduar në sirtarët e Kuvendit.

    “I kemi treguar të gjitha shkaqet për interpelancën, veçmë kemi filluar grumbullimin e firmave, javën tjetër do të dorëzohet dhe shpresojmë se do të filloj procedura në kuvend, sepse disa interpelanca kanë përfunduar në sirtarë. Nuk kishte interpelancë për Lubço Nikollovski, për Mariçiqin, asnjëherë nuk u hapën. Dhe besoni se Talati mendon se ai është rregullorja. Aq shumë e mbivlerëson veten sa mendon se ai e ka shkruar rregulloren, ai mund gjithçka të bëjë. Ndoshta kjo interpelancë asnjëherë nuk do ta shoh ditën për debat, por të shohim, shpresojmë se do të debatohet. Ne shumë shpesh kemi thënë se kjo nuk do ketë sukses, e dini pse? Në rast se bie Talat Xhaferi, bie Qeveria”, tha Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Misajllovski deklaroi gjithashtu se subjekti i tij politik disa herë deri më tani i ka shtrirë dorën për bashkëpunim Qeverisë aktuale, për miratimin e ligjeve të cilat janë në dobi të qytetarëve, por se kjo nuk ka hasur në mirëkuptim. Sipas Misajllovskit kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare, është e drejtë legjitime, andaj nuk kuptojnë arsyen e hedhjes poshtë të kërkesës së tyre për takim liderësh, ku mes tjerash do të bisedohej edhe për zgjedhje të parakohshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shitblerja e “dijes”

    Lajmi i rradhës

    Brenga e vetme e VMRO-DPMNE-së janë zgjedhjet e parakohshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë