“Në RMV ka rreth 10 mijë lajme që lidhen me luftën Rusi – Ukrainë”

    Norik Selimi drejtues i “Pikasa Analytics”, në emisionin “200” në Alsat, deklaroi se lufta Rusi-Ukrainë, ka vetëm 20 ditë dhe ka arritur ta kalojë interesimin që njerëzit kanë pasur për pandeminë.

    Ai ka thënë se brenda ditës vetëm në Maqedoninë e Veriut, ka rreth 10 mijë lajme që janë të lidhura me këtë luftë. Derisa ai ka treguar edhe një për qindje se sa nga këto lajmë janë të rreme apo dezinformata.

    “Lufta Rusi-Ukrainë, ka vetëm 20 ditë dhe ka arritur ta kalojë interesimin që njerëzit kanë pasur për pandeminë. Reagimet e larta janë gjithmonë kur ka një emocion në prapavijë. Kur bëhet fjalë për luftën çdo njeri ka krijuar një emocion që i detyron në njëfarë forme njerëzit të reagojnë. Në baza ditore ne analizojmë në Maqedoni rreth 10 mijë lajme që janë të lidhura me luftën Rusi-Ukrainë, dhe është e vështirë të identifikohen se a janë të vërteta apo jo. Por në top 50 lajme, rreth 60 % janë dezinformata, që do të thotë se dezinformatat arrijnë me reagim të jenë më lartë, dhe ato nisen nga një emocion i caktuar”, ka thënë Selimi.

    Lajmi Paraprak

    Pse shkruaj?

    Lajmi i rradhës

    Brashnarska: Situata humanitare në Ukrainë është alarmante

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë