“Në RMV përdoret energjia elektrike e prodhuar nga kapacitetet vendore”

    Në këtë kohë krize kur çmimi i energjisë arrin shumë rekorde, termocentralet shtetërore thonë se në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) përdoret energjia elektrike e prodhuar nga kapacitetet vendore. Energjia elektrike nuk importohet dhe nevojat e familjeve dhe konsumatorëve të vegjël plotësohen sipas planit fillestar. Punojnë dy blloqet të TEC Manastirit, por jo edhe blloku i tretë i cili është ende në defekt. Nëse është e nevojshme, përfshihet TEC Osllomej ndërsa me gjysmë kapacitet prodhohet energji elektrike edhe nga TEC Negotinë.

    “SHA EMV bëhet stabilizues, përkatësisht garantues për të pasur furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike dhe me rritjen e prodhimit dhe blerjet e vogla që u bënë, të garantojmë që çmimi të jetë i qëndrueshëm për konsumatorët”, deklaroi Vasko Kovaçevski Drejtor i EMV-së.

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi: Deri 10 mijë euro gjobë nëse rriten çmimet

    Lajmi i rradhës

    Trupat ushtarake të Maqedonisë së Veriut nuk do të shkojnë në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë