Në rreth të dytë për votim do të shkojnë 44 komuna në Maqedoni, ndërsa në dy komuna do të votohet nga e para

    Foto: Nistori

    Në rreth të dytë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 31 tetor do të votohet në gjithsej 44 komuna.

    Në Mavrovë dhe Qendër Zhupë do të përsëritet votimi për shkak se nuk është përmbushur censusi për votim që të dalin të paktën 1/3 e qytetarëve që ndodhen në Listën Zgjedhore.

    KSHZ në afat prej 15 ditëve do të njoftojë Qeverinë dhe më pas Kuvendin se kur do të duhet të caktojë zgjedhje të reja në këto dy komuna.

    Në konferencën e sotme për shtyp, kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se VMRO-DPMNE ka fituar në Aerodrom, Bosillovo, Butell, Veles, Vinicë, Gazi Baba, Gjorçe pEtrov, Gradsko, Zërnovci, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Karbinci, Mogilla, Negotinë, Novaci, Petrovec, Prilep, Sopishte, dhe Shtip.

    Nga LSDM kanë fituar në Berovë, Bogdanci, Vallandovë, Dellçevë, Dojran, Kriva Pallankë, Krivogashtani, Krushevë, Strumicë, ndërsa me koalcionin e BDI-së, ata kanë fituar edhe në Likovë dhe Saraj.

    Lajmi Paraprak

    Thellohet pabarazia në tregun e punës në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Arabia Saudite: Deri më 2060 do të kemi zero emetime të karbonit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë