Në Shkup vitin e kaluar janë mbledhur 11 mijë metra kub mbetje

    Fotografia: Ilustruese

    “Higjiena Komunale” e Shkupit vitin e kaluar ka grumbulluar 11.000 metra kub mbeturina të shpërndara në deponitë ilegale në kryeqytet, ndërsa eko-patrulla e tyre ka përgatitur gjithsej 1.359 procesverbale informative-edukative për qytetarë dhe persona juridikë, për të cilët është konstatuar se i kanë depozituar mbeturinat në mënyrë jo të rregullt, njofton Meta.mk.

    Vitin e kaluar çdo ditë, për hedhje të mbeturinave, janë shkruar mesatarisht nga 3-4 procesverbale, ashtu që pas dorëzimit të procesverbaleve, autorët kanë mënjanuar gjithsej 801 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të parregullt në hapësirat publike.

    Në kryeqytet mbeturina të hedhura mund të gjenden në çdo hap, ndërsa nga Ndërmarrja Publike e Shkupit thonë se në vitin 2021 kanë hequr sasi rekord të mbeturinave nga deponitë ilegale në Shkup. Një vit më parë, nga zonat publike u hoqën rreth 9000 metra kub mbetje, ndërsa nga viti 2017 sasia e mbeturinave të hequra nga deponitë ilegale është rritur vazhdimisht.

    Nga “Higjiena Komunale” i informojnë qytetarët se përveç shërbimeve të deponisë komunale “Drisla”, në Shkup falas mund të shfrytëzojnë edhe shërbimet e tyre për depozitimin e mbeturinave.

    “NPHKSH vazhdon t’u ofrojë mundësi qytetarëve të cilët kanë siguruar transportin e tyre, që mbetjet e mëdha t’i hedhin pa pagesë në qendrat seleksionuese në Karposh dhe Vardarishte, çdo ditë të javës, nga ora 07:00 deri në ora 19:00”, thanë nga kjo ndërmarrje.

    Krahas kësaj mundësie falas qytetarët e Shkupit, të cilët dëshirojnë të heqin dorë nga mobiliet e vjetra apo pajisjet elektronike dhe elektrike të papërdorshme, mund të telefonojnë në NP “Higjiena Komunale” në numrin falas 0800 222 33 dhe të organizojnë vizitë në shtëpitë e tyre nga ekipi i kompanisë, me ç’rast shërbimi për heqje dhe transport të mbetjeve nga banesat paguhet.

    Vitin e kaluar NP “Higjiena Komunale” ka mbledhur dhe transportuar nga kryeqyteti gjithsej 166.678 ton mbetje komunale dhe kjo sasi rekord mbetjesh e grumbulluar në vitin 2021 është rritur për gati 5.2 për qind krahasuar me vitin 2020.

    Lajmi Paraprak

    Gjykimi për Rashkovskin fillon më 25 janar

    Lajmi i rradhës

    Qeveria mori vendim për sigurim shtesë të energjisë elektrike dhe termike nga prodhimtaria vendore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë