Qeveria mori vendim për sigurim shtesë të energjisë elektrike dhe termike nga prodhimtaria vendore

    Qeveria mori vendim për sigurimin shtesë të energjisë elektrike dhe termike nga prodhimtaria vendore, përkatësisht këtë sasinë shtesë do ta prodhojë TE-TO Shkupi. Kompania do të punojë 7 ditë në javë prej orës  5 në mëngjes deri në orën 1 pas mesnate. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se energjinë  e prodhuar elektrike do ta blejë ESM, ndërsa në mënyrë shtese do të sigurohet edhe energji termike të cilën  qytetarëve do t’ua distribuojë BEG. Marrëveshja  me TE-TO do të lidhet  nesër kur do të dihet edhe sa do të kushtojë e njëjta.

    “Me marrjen e  energjisë elektrike në mënyrë shtese do të sigurohet prodhimtari  e energjisë termike  për distributorin e rregulluar për energji termike që do të mundësojë furnizim të vazhdueshëm dhe cilësor të energjisë  termike për konsumatorët e Qytetit të Shkupit.  Njëkohësisht në kohë krize për furnizimin me energji elektrike do të mundësohet kursim i resurseve natyrore që SHA  ESM  i shfrytëzon për prodhimtari të energjisë elektrike”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

    Lajmi Paraprak

    Në Shkup vitin e kaluar janë mbledhur 11 mijë metra kub mbetje

    Lajmi i rradhës

    Rusia nuk sheh arsye për të zhvilluar bisedime tjera me Perëndimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë