NË TEMPULLIN E DEMOKRACISË | Incidente që kontaminojnë Parlamentin!

    Gjatë ditës së hënë një incident ndodhi në Parlament. Deputetët e të Majtës, Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov, i hodhën amendamentet nënkryetarit të Parlamentit, Goran Misovski me kërkesë për ta ndërprerë seancën e Parlament. Për shkak se amendamentet që kanë paraqitur nuk janë arkivuar. Derisa Krmov theu edhe një monitor dhe mikrofon në seancën plenare dhe kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev me këpucën e tij në mënyrë të revoltës ka “vulosur” amendamentet në Parlament.

    Këto veprime, vlerësohen se çojnë deri në polarizimin e shoqërisë ku rrezikojnë demokracinë dhe kontaminojnë sferën publike. Veprime të tilla mund të dërgojnë vendin në kriza më të thella politike dhe qytetarët në veprime më ekstreme të dhunës.

    Nga ana tjetër, nga partia e Kovaçevskit, LSDM, kanë thënë se i gjithë opinioni e ka parë tanimë të Majtën dhe VMRO-në se çfarë kaosi pasojnë, ata plotësojnë njëra tjetrën. Sipas tyre, tërbimi i së Majtës në Parlament është një konfirmim i asaj që ata si parti kanë thënë gjatë gjithë kohës.“Me të Majtën dhe partnerin e tyre të koalicionit VMRO-DPMNE, janë të mundshme vetëm incidente, dhunë dhe kaos. Qëndrimi i të Majtës dhe VMRO-së ndaj Kuvendit është ndaj shtetit, ndaj qytetarëve. Anëtarët e së Majtës duhet të mbajnë përgjegjësi për tërbimin. Presim nga prokuroria publike kompetente që menjëherë të paraqesë kallëzime përkatëse penale”, shtojnë nga LSDM.

    Nga atje thonë se ata nuk do të lejojnë që skenarët e të Majtës pro-ruse dhe partnerëve të tyre të koalicionit të kenë sukses.

    Nga ana tjetër, analisti Blerim Hyseni, për gazetën KOHA, ka vlerësuar që veprimet e të “Majtës” maqedonase janë refleksion i veprimeve të saja të deritanishme dhe qëndrimeve të saja kaotike në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.

    “Përveç kësaj nëse marrim parasysh se tanimë gjendemi në prag të fushatës zgjedhore e cila sipas të gjitha gjasave do të jetë më e ashpër se çdo herë atëherë ky subjekt e bindur se nuk do të mund të jetë një faktor i rëndësishëm, tenton me veprime të këtilla të jetë në skenën politike në Maqedoni. Ajo që është e rëndësishme në këtë mes është pozicioni i VMRO-së karshi këtyre zhvillimeve sepse deri tani mes saj dhe të Majtës kemi pasur një koalicionim të heshtur dhe veprimet e saja do ta dëmtojnë dukshëm edhe VMRO-në e cila ka ndryshuar strategjinë kohëve të fundit dhe dëshiron të paraqitet si më e moderuar”, ka shtuar Hyseni.

    Ai ka thënë se megjithatë këto veprime nuk janë të parat, ku siç tha ai, s’do jenë as të fundit. Madje sipas tij, nëse i krahasojmë me zhvillimet e vitit 2016 janë shumë minore, por që do të kenë ndikimin e vet sigurisht që po, por jo në masën e rrezikimit të punimeve të Parlamentit dhe demokracisë në vend.

    Ndryshe, më herët kryeparlamentari Talat Xhaferi, hodhi poshtë 1.449 amendamente të dorëzuara nga e Majta.

    Lajmi Paraprak

    A mund të mbrojë një pastë e re dhëmbësh njerëzit me alergji nga kikirikët?

    Lajmi i rradhës

    Përdorimi i energjisë në kohën e duhur mund t’i kursejë Europës 10.5 miliardë euro çdo vit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë