Përdorimi i energjisë në kohën e duhur mund t’i kursejë Europës 10.5 miliardë euro çdo vit

    Sipas një studimi të ri, ju mund të kurseni 7 për qind në faturën tuaj të energjisë elektrike deri në vitin 2030, dhe 10 për qind deri në vitin 2050 në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar, nëse ndryshoni zakonet tuaja të konsumit.

    Në mes të ditës, familjet konsumojnë më pak energji, pasi kalojnë më pak kohë në shtëpi. Megjithatë, kjo ndodh kur dielli “shkëlqen” më shumë, që do të thotë se ne humbim kohën më të mirë për të përdorur energji të rinovueshme dhe me kosto efektive.

    Koha e duhur për përdorimin e energjisë, ka të bëjë me kohën kur ajo është e rinovueshme, e lirë dhe e disponueshme.

    Ne mund t’i japim fund faturave të ‘pasakta’. Kjo për faktin se mund të matim me saktësi përdorimin tonë të energjisë në kohë reale, duke përdorur matësit inteligjentë.

    Gjithashtu mund të përdorim të dhënat e konsumit për të menaxhuar më mirë përdorimin e energjisë, duke e reduktuar atë gjatë orëve të pikut kur energjia elektrike është më e shtrenjtë se zakonisht.

    Por edhe ky “shqetësim” ka zgjidhje përmes teknologjisë. Ekziston një program i caktuar që llogarit nevojat tona për ngrohje dhe ventilim, duke përdorur të dhëna të tilla si konsumi i energjisë, parashikimet e motit dhe leximi i temperaturës dhe lagështisë në shtëpi me sensorë në kohë reale.

    Kur këto gjëra parashikohen, përdorimi i energjisë mund të automatizohet për të shmangur orët e pikut të kërkesës, kur energjia është më e shtrenjtë.

    Instalimi i një matësi inteligjent në BE kushton mesatarisht midis 180 dhe 200 euro.

    Lajmi Paraprak

    NË TEMPULLIN E DEMOKRACISË | Incidente që kontaminojnë Parlamentin!

    Lajmi i rradhës

    Përdorimi i solucioneve zbardhuese në shtëpi! Pasojat te mushkëritë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë