Nebiu: si u shkoi “martesa” ish-ministrave pro-Taravari me Qeverinë?

    Si ka shkuar kjo martesë në këto 11 muaj dhe si hytë në atë martesë si Aleancë për Shqiptarët? Kështu i ka pyetur në ClickPlus analisti politik Besim Nebiu, dy ish ministrat pro-Taravari, Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti, përcjell Nistori.

    “Me shumë probleme, me shumë sfida”, është përgjigjur mes tjerash Aliu.

    Ndërkaq Fatmir Mexhiti ka shtuar:

    “Unë një natë para se të zgjidhem ministër, kam kujdestaruar në Klinikën e Neurologjisë dhe e di çfarë do të thotë të mos kesh sapun të lëngshëm në Klinikë për të larë duart. Kjo është diçka e dhimbshme”.

    Besim Nebiu: ASh-ja është përzënë nga Qeveria nga BDI-ja dhe LSDM-ja

    Shkarkimi i dy ministrave nga radhët e krahut të Arben Taravarit në Aleancën për Shqiptarët, sipas analistit Besim Nebiu, është përzënie e kësaj partie nga Qeveria.

    Nebiupër këtë fajin e hedh edhe te lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski.

    “Doli kryetari i ASH-së, Arben Taravari dhe kryeministri i atëhershëm Dimitar Kovaçevski dhe arritën marrëveshje. Kështu, edhe kur të largohen ministrat nga Qeveria, kryeministri duhet të ulet me liderin e ASh-së dhe të sqarohen pozitat dhe të sqarojë. Këtu në fakt duhet të tregojnë se Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe BDI-ja vendosin ta përzënë nga Qeveria ASh-në për shkak të një vendimi që ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme”, tha Nebiu duke sqaruar se vetë qëndrimi i liderit të ASH-së, është pozicion i partisë pavarësisht nëse ka ose jo vendim nga organet e partisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kasami kandidat për president, nëse Taravari refuzon kandidaturën

    Lajmi i rradhës

    Sela: Taravari në Tetovë më bëri komplot

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë