Sela: Taravari në Tetovë më bëri komplot

    Ziadin Sela në Klan Debat tha se rezultati katastrofal i ASh-së në zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës, ka qenë një komplot i Taravarit për Selën, përcjell Nistori.

    “Në Kuvend Qendror u kuptua dhe një pjesë e madhe e anëtarësisë e nuhatën që komploti mu bë nga zotëri Taravari në Tetovë dhe ai e kishte të vështirë të vijë në atë kuvend”, u shpreh Sela.

    “Unë e bëra Arben Taravarin…” – Sela: Kam sakrifikuar veten për të!

    Sela ka deklaruar se ka qenë ai që e ka ngritur Arben Taravarin politikisht, madje duke sakrifikuar edhe veten e tij.

    “Në 2016-tën nuk e njihte kush politikisht Arben Taravarin. Në 2014, 2015 kur e nisa Lëvizjen për Reforma, e bëra edhe Sekretar të Përgjithshëm. Në 2016-tën ka qenë i dyti në listë për deputet në zonën zgjedhore numër 1. Humbi. Pas asaj e bëj Ministër të Shëndetësisë, u avancua”, tha mes tjerash Sela, duke shtuar se në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ka qenë Sela ai që ka bërë koalicion me Lëvizjen Besa me qëllim që Taravari të fitojë Komunën e Gostivarit.

    Sela: Nuk do të lejoj që faktorë nga jashtë të kontrollojnë ASh-në

    Sela për të disatën herë ka deklaruar se dikush nga jashtë partisë e ka imponuar veprimin politik të kryetarit të partisë, që sipas tij, solli deri në ndarjen aktuale.

    “Derisa Ziadin Sela frymon politikisht në Aleancë, nuk kam lejuar dhe nuk do të lejoj faktorë nga jashtë të kontrollojnë ASh-në. Kjo është esenca dhe baza kryesore e problemit që po na ndodh në Aleancë”, tha mes tjerash Ziadin Sela. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nebiu: si u shkoi “martesa” ish-ministrave pro-Taravari me Qeverinë?

    Lajmi i rradhës

    Sela: qëllimi i Taravarit ka qenë përçarja e partisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë