Nedellkovski: Nuk do të ndërpritet greva, nëse nuk ka zgjidhje

    Në emisionin “200” në Alsat, Jakim Nedellkovski, kryetar i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë tha se derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme që do të kalojë për shqyrtim në anëtarësi, greva do të vazhdojë.

    “Derisa të gjejmë një zgjidhje të pranueshme që do të kalojë shqyrtimin e anëtarësimit, greva do të zgjasë, në një situatë të tillë kemi dy ditë që jemi në grevë, ndoshta nesër apo pasnesër do të takohemi me ministrin, por vërtet deri sa të ndodhë takimi nuk ka arsye që ne të kërkojmë nga anëtarët tanë të marrin vendim për ta përfunduar grevën,” tha Nedellkovski. 

    “Ne kemi parashikuar atë që po ndodhë sot, do të thotë grevën, dhe praktikisht çdo vit është dyfishi i pagës minimale në raport me rritjen e pagave të tjera, përveç  kategorisë sociale, pagat e tjera  ose nuk rriten fare ose i rrisin më pak”, tha Nedellkovski. 

    Shaqiri: Do të sakrifikojë gjithë mjetet e buxhetit që t’i afrohemi për qindjes së kërkuar

    Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit, tha se do të sakrifikojë gjithë mjetet e buxhetit që sado pa t’i afrohet për qindjes së kërkuar.

    “Greva ka filluar dhe gjithë pyesin se sa do zgjasë dhe kjo varet nga propozimi që do bëjë Qeveria. Në qoftë se do të kemi mundësi do të afrohemi sa më shumë. Unë do të sakrifikojë gjithë mjetet e buxhetit tim që sado pak t’i afrohemi kësaj për qindjeje”, tha Shaqiri.

    Janevska: Ne e mbështesim grevën

    Vesna Janevska, nga VMRO-DPMNE-ja dhe kryetare e Komisionit për Arsim, tha se VMRO-ja e përkrah grevën dhe e mbështesin fuqishëm.

    “Ne e kemi mbështetur grevën dhe e mbështesim fuqishëm, dje pardje anëtarë të qeverisë, zëdhënësi i qeverisë na akuzoi për një lloj politizimi të grevës ku e mohoj fuqishëm që nuk është kështu sepse ajo është e vazhdueshme në politikat tona dhe me të drejtë të plotë i përkrahim mësimdhënësit dhe për këtë kam shumë argumente”, tha Janevska.

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: MPB ka video të cilat tregojnë rastin me hendbollistin kroat

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e RMV-së nuk detyrohen të mbajnë maska në hapësira të mbyllura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë