Qytetarët e RMV-së nuk detyrohen të mbajnë maska në hapësira të mbyllura

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 37-të i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që u vërtetuan edhe nga Shtabi Koordnativ i Krizës.

    Sipas këtyre rekomandimeve, qeveria hoqi mbajtjen e maskave  në hapësira të mbyllura përveç spitaleve, transport publik, barnatore dhe shtëpitë e të moshuarve.

    Në lidhje me këtë pikë, edhe pse hiqet mbajtja e maskave në hapësira të mbyllur, qeveria fuqishëm e afirmon rekomandimin që në hapësira të mbyllura, personat mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë dhe me imunitet të vogël të mbajnë maska.

    Po ashtu hiqet ndalesa për mbajtje të maskave gjatë mësimin në edukatë fizike si dhe ndalesa për organizim të ekskurzioneve dhe mësimit në natyrë.

    Ndër masat që po shfuqizohen është masa për izolim të detyrueshëm të personave që kanë pasur kontakte të ngushta me raste pozitive me Covid-19.

    Lajmi Paraprak

    Nedellkovski: Nuk do të ndërpritet greva, nëse nuk ka zgjidhje

    Lajmi i rradhës

    Studentët sot do të protestojnë ndaj sjelljes së profesoreshës Besiana Mehmedi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë