Nënshkruhet protokolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

    Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, sot në Sofje nënshkruan protokollin dypalësh pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar.

    Sipas njoftimeve, protokolli duhet të publikohet pas nënshkrimit të tij.

    Përveç ministrit Osmani, në delegacionin e Maqedonisë ishin edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

    Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar pasoi pasi dje propozimi francez u miratua nga Qeveria pas miratimit të konkluzioneve në Kuvendin e Maqedonisë.

    Lajmi Paraprak

    Dyfytyrësia e Gylenit dhe xhematit të tij

    Lajmi i rradhës

    Ministria e Shëndetësisë njofton se mund të rikthehen maskat në ambientet e mbyllura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë