Lirim Sulejmani, i propozuar për anëtar në Komisionin Rregullator për Energjetikë, përveç dyshimeve të bazuara për konflikt interesi për shkak se vjen nga kompania e cila merret me çështje energjetike, Nistori mëson se i njëjti po shkel edhe një parim, atë të nepotizmit.
Respektivisht, ai është vëllai kryetarit të Gjykatës Civile në Shkup, Ilir Sulejmanit. Kuvendi sot pritet që Sulejmanin ta zgjedh për anëtar të KRRE-së, por jo zyrtarisht mësohet se opozita do të kërkojë largimin e pikës nga rendi i ditës për arsyet e lartpërmendura. /Nistori/
Raporti i KE-së për Maqedoninë: Cilësia e infrastrukturës së transportit dhe logjistikës tregtare mbetet e ulët
Cilësia e infrastrukturës së transportit dhe logjistikës tregtare, sipas Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vendin, mbetet…