Reagon BIK: Personi që dhunoi seksualisht viktimën në Fushë Kosovë nuk është hoxhë e as teolog islam

    Lidhur me lajmin se i arrestuari në Fushë Kosovë që dyshohet se është hoxhë dhe se ka dhunuar seksualisht një femër kur ka vajtur për shërim te ai, e ka mohuar një gjë të tillë Bashkësia Islame e Kosovës. Nga BIK thonë se i arrestuari nuk është hoxhë, as imam në ndonjë xhami, pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut, përcjell Nistori.

    “Përkitazi me lajmin se sot, në Komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam. Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut.”, njoftojnë nga BIK.

    Siç mësohet, personi fillimisht e ka lënë nënën e viktimës të pres, ndërsa viktimën e ka futur në një dhomë tjetër, ku më pas e ka dhunuar. Pas denoncimit të rastit, personi në fjalë është arrestuar nga policia e Kosovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nepotizëm! Vëllai i kryetarit të Gjykatës Civile propozohet anëtar në KRRE

    Lajmi i rradhës

    Ligji për ndërtimet pa leje | Parlamenti t’i pranojë vërejtjet e presidentit Pendarovski

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë