Nëse ekonomia gjermane kollitet, për Maqedoninë është grip

    Nëse ekonomia gjermane kollitet, ne marrim grip. Në këtë mënyrë kreu i Odës Ekonomike, Branko Azeski e shpjegon ndikimin që ka Gjermania për ekonominë vendore.

    “Ne kemi drejtimin tonë që janë integrimet euroatlantike, momentalisht presim që të përfundojnë aktivitetet politike të partive dhe do të vazhdojmë në drejtimin tonë. Nuk do të thosha, ne kemi shkëmbim të madh tregtar vetëm me Gjermaninë, nëse ekonomia gjermane kollitet, ne marrim grip”, u shpreh Branko Azeski, Kryetar i Odës ekonomikë të Maqedonisë.

    Kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra tha se së bashku me Odën ekonomike do të bëjnë të gjitha përpjekjet që të gjejnë forma të përshtatshme për të zgjidhur problemet me të cilat vendi ballafaqohet aktualisht.

    “Një ndër problemet më të rëndësishme është që ka biznesi, sidomos mikro, kompanitë e vogla, është energjetika që ne sigurisht do të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem”, tha Mendi Qyra, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

    Qyra shtoi se përveç problemeve të energjetikës vendi po ballafaqohet edhe me problemin e resurseve njerëzore, ikjen fuqisë punëtore. Ai u zotua se do të bëhen të gjitha përpjekjet që ky problem të zbutet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    MOSDHËNIA E NËNSHTETËSISË | “Vetëm pse jam shqiptar”

    Lajmi i rradhës

    Për “qerpikë” ka para, po kriza?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë