“Nëse nuk shkatërrohen grupet kriminale, Maqedonia do të bëhet Kolumbi”

    Vladimir Pivovarov, profesor universitar dhe ish-oficer i zbulimit, në “21Analizë” në TV21 tha se nëse nuk shkatërrohen grupet kriminale, një ditë Maqedonia do të bëhet Kolumbi, përcjell Nistori.

    “Për sulmi në East Gate bëhet fjalë për një përplasje mes grupeve kriminale, ndoshta e lidhur me lëndët narkotike. Dhe do të them përsëri se ne duhet të reagojmë dhe të shpërbëjmë dhe të ndëshkojmë ato grupe kriminale dhe veprime kriminale të individëve dhe nëse vazhdojmë kështu do të bëhemi Kolumbi”, tha Pivovarov.

    Pivovarov: Personat me vepra penale kanë shtetësi të dyfishtë andaj procesi gjyqësor nuk mund të përfundojë

    Me Pivarov u bisedua për situatën e të shtënave në “East Gate Mall” dhe ai u përgjigj se personat me veprime kriminale kanë nënshtetësi edhe të ndonjë shteti tjetër, pastaj ikin atje dhe procesi gjyqësor ndaj atyre personave nuk mund të përfundojë normalisht.

    “Në këtë rast me të shtënat në East Gate, nëse bëjmë një renditje kronologjike nga ngjarja e mëparshme, kjo tregon se personi nuk ka frikë dhe vendos për këtë akt. Unë them që nëse nuk ka sanksione ndaj personave të tillë, ata nuk do të kenë frikë, por edhe mund të arratisen lehtësisht në një territor tjetër. Problemi është se personat me vepra penale kanë shtetësi të dyfishtë dhe procesi gjyqësor ndaj tyre nuk mund të përfundojë, sepse vendosin të arratisen në territore të tjera, nga të cilat është e vështirë të ekstradohen më pas”, tha Pivovarov.

    Lidhur me regjistrimin e publikuar nga MPB, Pivovarov tha se nuk është mjaft i qartë dhe se në procedurën e provës mund të ndodhë që ajo të mos jetë e vlefshme për shkak të cilësisë së dobët.

    “Sulmuesi mund të jetë në kufirin e Kosovës për 10 minuta, në kufirin e Serbisë për 20 minuta dhe mund ta kalojë kufirin edhe ilegalisht. Ka një foto, por identiteti nuk mund të përcaktohet menjëherë. Në këtë situatë kemi një problem tjetër. Cilësia e kamerave të sigurisë në një vend vendoset nga personi që i vendos ato, nuk ka norma të përcaktuara. Unë sugjeroj që shteti të japë miratimet kur vendosen kamerat e sigurisë, që ato të jenë më cilësore. Fotografia nuk është mjaft e qartë për të provuar më vonë në procedurën e provës. Kemi pasur raste kur avokatët kanë hedhur poshtë provat, ku do të thonë se pamjet nuk janë të qarta dhe nuk mund të vërtetohet se ka qenë autori i sulmit, e kështu me radhë. Prandaj duhet të ketë një regjistrim më cilësor”, tha Pivovarov. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kur sytë s’kanë të njëjtin drejtim, kurohen me lojën Tetris

    Lajmi i rradhës

    Turma sulmon aeroportin e Dagestanit në kërkim të pasagjerëve hebrenj nga Izraeli (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë