NËSE PLANIFIKONI TË UDHËTONI – Bullgaria do të jetë plotësisht e mbyllur për qytetarët e Maqedonisë

    Bullgaria pasnesër do të mbyllë plotësisht kufijtë edhe për qytetarët e Maqedonisë.

    Vendimi është marrë për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Bullgari dhe Europë. Bëhet fjalë për ndalim të hyrjes për të gjitha të ashtuquajturat udhëtime jo thelbësore, me përjashtim të personelit mjekësor, aktivistëve humanitarë, studentëve, personave me qëndrim të rregulluar, delegacioneve.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftoi se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në Bullgari dhe kolegët në Ministrinë e Punëve të Jashtme bullgare, për të zëvendësuar zgjidhjen ekzistuese e cila mund të shkaktojë vonesë serioze në komunikimin intensiv të qytetarëve të të dy vendeve.

    Ministria paralajmëroi qytetarët të cilët planifikojnë që nga data 19 janar e në vazhdim të cilët do të udhëtojnë drejt Republikës së Bullgarisë, të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të mos u vënë në situatën e refuzimit/kthimit nga autoritetet kufitare në Bullgari, përcjell Nistori.

    “Njoftojmë se me fillimin e zbatimit të ndalimit të plotë më 19 janar presim që përpjekjet të japin fryte dhe zgjidhja ekzistuese të zëvendësohet me një vendim të ri që do t’u mundësojë qytetarëve tanë hyrjen në Republikën e Bullgarisë për këtë, të ashtu quajtura nevoja jo thelbësore, dhe me certifikatë vaksinimi ose sëmundjeje, dhe test PCR negativ, jo më i vjetër se 72 orë. Në çdo rast, kanë ndryshuar edhe kërkesat e hyrjes për të miturit nga 12 deri në 18 vjeç, të cilët do të duhet të bashkëngjisin edhe dokumentet e mësipërme të hyrjes. Për personat që nuk respektojnë rregullat e përshkruara, ka karantinë 10-ditore”, bën me dije Ministria e Punëve të Jashtme.

    Numri i personave të infektuar me Omicron po rritet pothuajse në të gjitha vendet europiane. Dhe në Maqedoni prej ditësh ka të paktën 1.000 të infektuar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mexhiti: Qëndrimet e mia për Grubin dhe Osmanin nuk kanë ndryshuar, debatin do ta vazhdon në parti

    Lajmi i rradhës

    Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë