“Nëse rrogat nuk rriten, punëtori në RMV nuk do të ketë ekzistencë”!

    Paga minimale të jetë 60% nga ajo mesatare, gjegjësisht 18.000 denarë. E jo vetëm minimalja, por gradualisht të rriten të gjitha rrogat. Kjo është kërkesa të cilën Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e kanë dorëzuar në Qeveri para 9 muajve.

     “Është evidente se ka rritje të çmimeve në të gjitha dyqanet, duke i përshirë edhe tregjet dhe për këtë arsye duhet të rriten edhe rrogat. Këtu nuk po flas vetëm për rrogën minimale, por gradualisht të rriten të gjitha pagat në pajtueshmëri me marrëveshjet kolektive sipas veprimtarive dhe degëve. Kjo është e nevojshme, sepse siç e dini gjithkund ka rritje të çmimeve, kurse pagat nuk mund të mbesin të njëjta”, tha Darko Dimovski – kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

    Në qoftë se rrogat nuk shënojnë rritje, punëtori nuk do të ketë ekzistencë. Si pasojë e kësaj do të vijojë anarki sociale e cila do të rezultojë me grevë, shpjegon Dimovski. Ndryshe, me qëllim që punëtorët të qëndrojnë në vend, Qeveria paralajmëron rritje jo vetëm të minimales, por të të gjitha rrogave. Kështu, me dy rroga minimale prej 18.000 denarëve qytetarët do të mund t’i mbulojnë shpenzimet bazë për jetë të cilat sipas shportës së konsumatorëve e kapin vlerën prej 34.000 denarëve. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    SHGM: Rritet numri i incidenteve ndaj gazetarëve, kërkojmë reagim të shpejtë nga institucionet përgjegjëse

    Lajmi i rradhës

    Mbi 135 mijë të papunë në Maqedoni, prej tyre 25 doktorë shkence

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë