Nesër fillon aplikimi për dozën e tretë të vaksinës Covid-19

    Foto: Lirim Shabani

    Të hënën fillon dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19. Me dozën e tretë do të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësor, pacientët të cilët kanë transplantime të kryera, janë në dializë apo kanë imunitet të dobët, e të cilët kanë kaluar 6 muaj që nga marrja e dy dozave të para të vaksinës.

    Vendimi për dozën e tretë edhe në Maqedoni vjen pas rekomandimit të Agjencive evropiane dhe amerikane të Ilaçeve si dhe analizave të cilat janë bërë gjatë periudhës së shkuar. Komiteti për imunizim ka vendosur që doza e tretë të jetë me Pfizer pavarësisht se me cilën vaksinë paraprakisht është imunizuar personi i caktuar.

    Për vaksinimin me dozën e tretë qytetarët do të njoftohet me SMS porosi në të cilën do ju caktohet termin, njëjtë sikur procesi i vaksinimit në fillim me grupet kritike të qytetarëve.

    Lajmi Paraprak

    Nedelkovski: Të rriten pagat në arsim dhe në kopshte

    Lajmi i rradhës

    Zvicra dhe Gjermania i prin regjistrimit të diasporës së RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë