Neziri: Aleanca për Shqiptarët nuk do ta braktisë qeverinë

    Koordinatori i grupit parlamentar të ASh-së, Adnan Neziri, në intervistë për Alsat, tha se Aleanca për Shqiptarët nuk do ta braktisë qeverinë. Ai sqaroi se mes partnerëve të koalicionit qeveritar nuk ka probleme që mund ta çonin partinë që përfaqëson ai që ta braktis qeverinë.

    “Jo, as s’është biseduar, as nuk ka natyrë të tillë të problemeve dhe mendoj se as deklarata nuk mbante se ka raporte jo të mira dhe se duhet të dilet nga qeveria, por tregoi për fenomenin e veprimeve në politikë, besoj se më shumë sqaronte për fenomenet se ç’mund të ndodh në politikë e jo në realitet që ekziston”, tha Neziri.

    Ndërkohë, ditë më parë, i pyetur nëse Aleanca për Shqiptarët ka gjasa që ta braktis Qeverinë para zgjedhjeve parlamentare, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme, kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se në politikë çdo gjë është e mundshme.

    “As që e kemi diskutuar tash për tash, por shihni, rrethanat janë shumë interesante, zhvillimet janë të përditshme, mund të them se çdo ditë ka plot zhvillime, kështu që nuk mund të them diçka definitive tash për tash, por në politikë, çdoherë, çdo gjë është e mundshme”, theksoi Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Ndryshime që ngadalësojnë integrimet!

    Lajmi i rradhës

    Policia e Kosovës në pronat e Radoiçiqit, kjo është lista e pronave që u bastisën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë