Neziri: BDI është e kapur, punon për interesa klanore

    Adnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët, në lidhje me atë se për herë të parë shqiptarët në një qeveri do të jenë me përfaqësim shumë të lartë, ka thënë në “Rruga drejt”, se fillimisht pjesëmarrja e ministrave duhe të jetë profesionale.

    Ajo po ashtu, i reagoi edhe përfaqësuesit të BDI-së, i cili tha se rritja e numrit të ministrave shqiptarë është meritë e tyre.

    “Pjesëmarrja e ministrave duhet të jetë profesionale, etike dhe morale. Sa i përket BDI-së, ne jemi dëshmitarë se ajo që nga formimi i partisë nuk mund t’i ndërrojë disa njerëz, që do të thotë, ata janë të kapur dhe punojnë vetëm për interesa klanore, grupore, dhe në kapjen e sistemit. Nuk është në pyetje emërtimi, por veprimi, qëndrueshmëria, sistemi, profesionalizmi dhe jo interesat politike, grupore e klanore”, tha Neziri.

    Lajmi Paraprak

    Përfaqësuesi i BDI-së: E guximshme zgjedhja Alternativës për të udhëhequr Shëndetësinë dhe MEPSO-në

    Lajmi i rradhës

    “Qeveria e re, ofenduese dhe me afat të shkurtër”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë