Përfaqësuesi i BDI-së: E guximshme zgjedhja Alternativës për të udhëhequr Shëndetësinë dhe MEPSO-në

    Faton Ahmeti nga BDI, ka folur në “Rruga drejt”, se si do të mund kjo parti të funksionojë në Qeveri, bashkë me Alternativën, e cila ka pasur akuza të rënda drejtuar tyre.

    Ahmeti, ka thënë se nuk pret probleme në funksionim, derisa ka cekur se partia e tij ka të njëjrar pozicione që ka pasur, derisa ka theksuar dy pozitat që Alternativa ka marr, dhe po ashtu, janë kyçe tani për tani, duke pas parasysh gjendjen me pandeminë dhe atë me energjetikën.

    “Ne si BDI jemi në ato pozicione ku i kemi pasur, me një ndryshim të vogël ku nuk do të drejtojmë më Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administrat, por i njëjti ministër i yni do të kalojë në Ministrinë e Arsimit. Është me të vërtetë zgjedhje e guximshme e Alternativës që të futet në këtë koalicion qeveritar, pasi që ata do të futen dhe do të menaxhojnë një sektor shumë të rëndësishëm siç ësht Shëndetësia, ku kemi një situatë me pandeminë COVID-19 e po ashtu janë direkt të kyçur edhe në problematikën energjetike pasi që, drejtojnë edhe MEPSO-në. Nuk pres probleme në funksionim”, ka thënë Ahmeti.

    Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e re ka stabilitet dhe nuk ka nevojë vendi për zgjedhje të parakohshme.

    “Kjo Qeveri ka stabilitet, i ka numrat dhe nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, ani pse, askujt ma shumë se neve si BDI, po ta shohim interesin tonë partiak, nuk i konvenojnë më shumë zgjedhjet e parakohshme, pasi që, ishim fitues në zgjedhjet lokale nga partitë shqiptare. Por në këtë fazë nuk është interesi i shtetit që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.”, ka theksuar ai.

    Lajmi Paraprak

    Rrëfimi për fshatin e vogël në Egjipt, aty ku bëhet më shumë se gjysma e prodhimit botëror

    Lajmi i rradhës

    Neziri: BDI është e kapur, punon për interesa klanore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë