Nga 1 gushti Kosova nuk i lëshon në kufi shtetasit me dokumente të Serbisë

    Nga e hëna, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një “dokument hyrje/dalje”, raporton Gazeta Express.

    Përmes një kumtese në gjuhën shqipe dhe serbe, Qeveria e Kosovës tregon se qytetarët serbë, nga 1 gushti, sapo të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”.

    “Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Me këtë, Kosova brenda territorit të saj i bën të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, si masë reciprocitetit ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.

    Lajmi Paraprak

    Nevojat thelbësore të fëmijëve për t’u rritur të shëndetshëm

    Lajmi i rradhës

    Shuarja e një pragmatisti humanist

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë