Vala e emigrimit Shqipëri-Angli, shqiptarët “pushtojnë” gazetat angleze

    Disa prej gazetave angleze të kësaj të diele, vijojnë ti bëjnë jehonë mbërritjes në Angli përmes metodave nga më të ndryshmet të shqiptarëve si emigrantë ilegal.

    “Kriminelët e pashpirt qëndrojnë pas numrit të madh të emigrantëve shqiptarë” është titulli Sunday Express ku theksohet se shqiptarët nuk mbërrin vetën ne gomone.

    Kjo gazetë sjell rastin e pilotit anglez tashmë i arrestuar Richard Styles,  i cili me një avion të vogël nga Belgjika solli në aeroportin e Northampton katër emigrantë shqiptarë. Ata më pas hipën në taksi dhe u ndaluan më  nga policia. Kishin paguar thotë Sunday Expres një biletë të kripur fluturimi prej 12.000 stërlina.

    Kjo gazetë shkruan se deri në fund të Marsit  2021 aplikuan për azil 3000 Shqiptarë. Ndërsa për të njëjtën periudhë të 2022 aplikimet kanë shkuar rreth 5.000 duke u renditur në vend të parë, krahasuar me vende në konflikte si Iraku, Irani, Afganistani dhe Eritrea.

    Sipas Sunday Express familja kriminale Dauti janë aktiv në Angli. Njëri prej tyre Fation Dauti i  cili mbërriti në 1998 në moshën 14 vjeçe në Angli por në vitin 2019 sekretarja britanike e punëve të brendshme e shpalli si një person që përbënte rrezik për sigurinë kombëtare duke e larguar nga Britania e Madhe.

    “Brenda në Shqipëri vendi nga ku janë  40 % e emigrantëve që mbërrin në Angli. Ata kthehen nga Anglia me makina Benc dhe Maserati”  është titulli The Sun on Sunday.

    Të rinjtë shqiptarë që marrin rrugën për në Angli shkruan The Sun on Sunday,  zhyten në borxhe dhe janë të detyruar të shesin drogë apo të punësohen në shtëpitë e barit si kopshtarë kanabisi.

    Sipas kësaj gazete ministria e punëve të brendshme angleze Home Office ka shpenzuar 1 milion stërlina për rikonstruksionin e komisariatit të Rinasit nga ku procesohen të dëbuarit. Gjatë vitit 2021 Angli dëboi 497 shqiptarë.

    “Historitë që tregojnë Cunat e Londrës  bashkë me makinat e bukura dhe pasuritë e krijuara,  janë inkurajim për të tjerët të ndërmarrin rrugën me gomone” thekson tabloidi më i madh britanik.

    “Shqiptarët vijojnë ta luajnë këtë “lojë”,   numër rekord kalojnë kanalin” është titulli Sunday Telegraph gazetë e cila ka dërguar në Calais (Kale)  të Francës një gazetare në kampin ku qëndrojnë shqiptarët.

    Masoori 20 vjeç,  nga Afganistani ka treguar se ai bashkë me të vëllanë kanë disa javë që presin të hipin në gomone por e kanë patur të pamundur pasi shqiptarët që paguajnë deri 6.000 stërlina hipin të parët dhe jashtë radhe. /tch/

    Lajmi Paraprak

    “Nga nesër do të vazhdojnë konsultimet me partnerët e koalicionit për referendumin”

    Lajmi i rradhës

    Si të heqësh dorë nga varësia e telefonit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë