Nga 1 korriku zero tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor

    Që nga 1 korrik 2021 i gjithë Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë e lirë roaming. Kostot roaming midis Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jenë zero.

    Për të shënuar këtë datë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, po organizon “All-Western Balkans Jam”,  një koncert me grupe dhe DJ nga i gjithë rajoni, në 1 Korrik 2021, duke filluar nga ora 19.00 në Plazhin Oteshevo (Liqeni i Prespës, Maqedonia e Veriut).

    Vendimi për heqjen e tarifave roaming për Ballkanin Perëndimor që erdhi si rezultat i negociatave gati një vjeçare, të lehtësuara nga RCC dhe Bashkimi Evropian, pas së cilës përfaqësuesit e të gjitha qeverive të BB6 nënshkruan një marrëveshje në Prill 2019, duke rënë dakord që së pari të ulnin gradualisht çmimet e roaming dhe t’i zeronin që nga 1 korriku 2021.

    Lajmi Paraprak

    Dy muaj pritje për pasaportë

    Lajmi i rradhës

    Laramani ngjyrash në kopshtin legjendar që mbeti pa vizitorë këtë vit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë