Nga 1100 biznese në RMV, 97 prej tyre do t’iu merren licencat e punës

    Nga rreth 1.100 licenca të dhëna në përputhje me Ligjin për ndërtimtari dhe Ligjin për urbanistikë, Ministria e Transportit ka kontrolluar deri më tani 643, me ç’rast tek 97 prej tyre është konstatuar se pas dhënies së licencave, personat juridikë kanë ndaluar t’i plotësojnë kushtet ligjore në bazë të të cilave janë lëshuar, për shkak të së cilës do të merren vendime për marrjen e tyre, paralajëroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikollosski i cili  shtoi se pret që deri më martën të kontrollohen të gjitha licencat e lëshuara.

    “Ministria aktualisht është duke bërë kontroll të të gjitha licencave të lëshuara në përputhje me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për urbanistikë. Ligjet për kontroll nuk janë të qarta dhe nuk janë ekskluzive, prandaj kontrolli tani bëhet në bazë të vendimit politik dhe pas përfundimit të procedurave do të pasojnë ndryshime ligjore me të cilat çdo gjashtë muaj do të ketë detyrim të kryhet kontroll të gjithçkaje që është lëshuar nga ana e institucioneve”, tha Nikolloski.

    Theksoi se ideja është që të bëhet një revizion i madh i zgjidhjeve ekzistuese ligjore për të parandaluar abuzimin e tyre.

    Siç tha ai, do të paraqesin ndryshime ligjore, me të cilat që do të kërkojnë që menjëherë t’i hiqet licenca dhe ankesa të mos vonojë përmbarimin.

    Lajmi Paraprak

    X paditi qeverinë e Indisë për heqjen e përmbajtjes

    Lajmi i rradhës

    Gjatë javës së ardhshme pritet të kthehen pacientët e parë që po mjekohen jashtë RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë