Nga muaj mars, paga minimale në RMV do të jetë 18 mijë denarë

    Me 90 vota “për”, pa asnjë “abstenime” ose “kundër”, Kuvendi sot i votoi ndryshimet e Ligjit për pagën minimale, të cilat duhet të mundësojnë rritjen e saj në 18 mijë denarë, përcjell Nistori.

    Rritja e pagës minimale ishte kërkesë e sindikatave, sipas së cilës, është një nevojë ekzistenciale e punëtorëve duke pasur parasysh rritjen e kostove të jetesës dhe faktin se dy paga minimale nuk mjaftojnë për të mbuluar shportën minimale sindikaliste.

    Për deputetët e shumicës qeverisëse, kjo zgjidhje ligjore do të përmirësojë standardin e jetesës së rreth 80 mijë punëtorëve që marrin pagën minimale dhe siç vlerësojnë ata, është mirë që metodologjia për rregullimin vjetor ka ndryshuar dhe paga minimale nuk mundet të jetë më e ulët prej 57 për qind të pagës mesatare.

    Nga ana tjetër, deputetët e opozitës shprehën keqardhjen që nuk u pranua amendamenti i tyre për rritjen graduale të të gjitha pagave të tjera, sepse inflacioni, siç thanë ata, ndikon në standardin e jetesës së të gjithë punëtorëve.

    Sipas tyre, nëse rritet vetëm paga minimale, e jo edhe pagat e tjera, atëherë nuk do të ketë barashpeshë. Rritja e pagës minimale do të ndihmohet nga shteti, i cili do të ndajë 16 milionë euro nga buxheti për të paguar diferencën e kontributeve deri në fund të vitit

    Lajmi Paraprak

    A është rritur borxhi i Komunës së Tetovë për kaq sa është kryetar Bilall Kasami? (Video)

    Lajmi i rradhës

    Vazhdon saga e gjatë e pritjes nëpër ambasadat gjermane të Ballkanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë