A është rritur borxhi i Komunës së Tetovë për kaq sa është kryetar Bilall Kasami? (Video)

    Transparenca, llogaridhënia, zhvillimi i qëndrueshëm strategjik dhe efektiviteti në punë janë shtyllat kryesore të një qeverisje të mirë, këto ishin fjalët e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në 100 ditëshin e tij si kryetar i Komunës së Tetovës, për të kumtuar dhe konfirmuar angazhimin e komunës për kaq sa është i pari i komunës, shkruan Nistori.

    Në mandatin e ri qeverisës, Kasami ka pranuar komunën e Tetovës me një borxh prej rreth 24.18 milionë euro. I pyetur nga Nistori nëse për aq kohë sa është kryetar i Komunës së Tetovës është rritur borxhi aktual apo është zvogluar?

    Ai tha se borxhi është zvogëluar për një milion euro, por nuk dihet nëse me rikalkulimin e kamatave të dënimit në përmbarues, është rritur borxhi i komunës.

    “Atë të cilën ne e kemi konstatuar ai borxh është zvogëluar dikund 1 milion euro, por ndërkohë kemi situatë ku për shkak se kemi 7 milionë euro në përmbarim, ne e kemi evidentuar borxhin i cili ka qenë në vendimet e përmbarimit, por nga ai moment ka rikalkulim të kamatave të dënimit të cilat nuk mund t’i dijmë sot. Pra, ato kamata kalkulohen në momentin e realizimit të vendimit për përmbarim, pra sa do të jetë mbi atë 7 milionë të konstatuar, ne do ta dijmë nga momenti kur do të realizohen të gjithë ato vendime të përmbarimit të cilat janë në procedurë të realizimit. Unë besoj që ai borxh nuk do të rritet më shumë se ne që e kemi bërë shlyerjen që thash, diku mbi 1 milion euro, sepse në ato vendime të përmbarimit ka edhe shumë kompani me të cilat ne jemi në përmbyllje të marrëveshjeve me çka kamatat e dënimit nga gjithë ato vendime do të tërhiqen nga kompanitë dhe një pjesë e atyre kamatave do të shlyhen. Por edhe njëherë sa mund të jetë pjesa e kamatave të rikalkuluara tani nuk mund ne të themi, besoj fuqishëm që neto borxhi është zvogëluar, por nuk mund të jepen shifra të sakta, sepse nuk e dijmë diferencën e borxhit nga ajo e konstatuar nga vendimet e përmbarimit dhe në momentin e realizimit që do të vjen përmes përmbaruesve”, u përgjigj Kasami.

    Komuna e Tetovës me borxhin aktual u detyrohet sektorit privat, sektorit publik, personave fizik, shkollave, bankave, NPK-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    SI NË FILMA AKSION – Shoferi ther një polic, ndërsa përplas dy të tjerë me veturë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Nga muaj mars, paga minimale në RMV do të jetë 18 mijë denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë