Nga skandali në Armeni deri te mbikëqyrja e “Behtel dhe Enka” në Maqedoninë e Veriut

    Në shtator 2021, mediat ishin mbushur me lajme për të ashtuquajturën afera diplomatike armene. Pothuajse nuk kishte media që nuk informoi se tre diplomatë maqedonasë me avion privat e kanë nxjerrë nga Armenia shtetasin maqedonas Branislav Dimitrijeviq, shkruan Prizma.

    Afera erdhi para së gjithash në rolin e diplomatëve maqedonas dhe pak i kushtohej vëmendje arsyes pse shtetasi maqedonas Dimitrijeviq vendosi të arratisej nga Armenia.

    Vetë arratisja ndodhi dy vjet para se publiku në Maqedoni të merrte vesh për të, ndërsa arsyeja që e detyroi Dimitrijeviqin të ndërmerrte një hap të tillë ishte hetimi i prokurorisë armene, i cili, nga ana tjetër, filloi një vit më parë, në vitin 2018, shkruan ” Prizma” në analizën e fundit.

    Autoritetet hetimore në atë vend kaukazian po hapin hetim për “zhvillimin dhe zbatimin e projektit të korridorit rrugor veri-jug në periudhën 2009-2018″.

    Dimitrijeviq më pas punoi si drejtues ekipi për konsorciumin franko-spanjoll Savage-Eptisa. Zëdhënësja e Prokurorisë Armene, Lousin Martirosyan, tha për BIRN se më 6 dhjetor 2018, “bazuar në provat e mjaftueshme të marra në çështjen penale”, Dimitrijeviq, në rolin e “udhëheqësit të ekipit të ndërmarrjes së përbashkët franceze “Savage-Eptisa“, akuzohet me nenin 178 paragrafi 3 pika 1 të Kodit Penal.

    Ky nen i Kodit Penal armen, i cituar nga prokuroria, i referohet “mashtrimit të kryer në shkallë të gjerë“. Asokohe ndaj Dimitrijeviqit kishte një masë parandaluese se nuk lejohej të largohej nga vendi.

    Por muaj më vonë ai vendos të mos respektojë vendimin e autoriteteve shtetërore. Në shtator të vitit 2019, ai u largua nga vendi me ndihmën e diplomatëve maqedonas dhe tre personave të tjerë dhe që nga ajo kohë rezulton i zhdukur. Armenia është në kërkim të tij për mashtrim dhe në mungesë të tij është urdhëruar masa e paraburgimit.

    Në Maqedoni, nga ana tjetër, kompania në të cilën Dimitrijeviq është një nga pronarët është “Euro consulting” DOO, si dhe kompania për të cilën ka punuar në Armeni, “Eptisa” spanjolle, janë pjesë e konsorciumit të kompanive që fitoi tenderin për mbikëqyrjen e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10, që do të ndërtohen nga konsorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”.

    Lajmi Paraprak

    Projekteve të autostradave të Ohrit dhe Bllacës nuk u shihet fundi

    Lajmi i rradhës

    Shqiptarja nga Shkupi emërohet asistente e drejtorit në shkollën e “Bell Lane” të Londrës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë