Nga sot zyrtarisht është vënë në funksion sistemi One Stop Shop në kalimin kufitar në Tabanoc

    Nga sot zyrtarisht është vënë në funksion sistemi One Stop Shop në kalimin kufitar në Tabanoc me Serbinë. .

    Me vendosjen e One Stop Shop, hyrja për në Maqedoninë e Veriut do të kontrollohet vetëm nga policia e vendit tonë ndërsa dalja nga vendi ynë për në Serbi, do të kontrollohet vetëm nga policia serbe.

    Sipas dy ministrave te punëve te Brendshme, Pançe Toshkovski dhe Ivica Daciq, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve të të dyja vendeve por edhe vizitorëve të huaj cilët vizitojnë dy shtetet.

    “Kontroll kufitar i cili duhet t’u sigurojë qarkullim më të shpejtë qytetarëve tanë, kontrolli kufitar i cili duhet të mundësojë më pak pritje, kontroll kufitar i cili duhet t’i përmirësojë kushtet në kuadër të kompetencave që i kemi si Ministri e Punëve të Brendshme”, deklaroi Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

    “Unë jam nga ajo gjeneratë që nuk ka pasur teknologji të lartë dhe teknike dhe nuk kam shumë besim në të gjtihë atë. Por, shpresoj që e gjitha të funksionojë në atë mënyrë si kemi planifikuar dhe që ajo të rezultojë që pritja të jetë sa më e shkurtër dhe qytetarët të jenë të kënaqur”, u shpreh Ivica Daciq, ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.

    Deri tani pika kufitare e Tabanocit ishte ndër më të frekuentuarat e sidomos gjatë verës ku pritej me orë për të kaluar ndërsa formoheshin kolona të gjata si në hyrje ashtu edhe në dalje të kësaj pike kufitare.

    Përveç Tabanocit, OneStopShop, këtë vit filloi të funksionoje edhe në kufirin me Kosovën, ndërsa Toshkovski paralajmëroi se kjo praktikë së shpejti do të realizohet edhe me Republikën e Shqipërisë. / Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Inteligjenca “vrasëse”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë