Antikorrupsioni: Hetimit për vaksinat kineze i ka ardhur fundi

    Kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion për TV24 theksoi se komisioni është në fund me hetimin për blerjen e vaksinave nga prodhuesi kinez “Sinofarm”.

    Komisioni e vlerësoi hetimin si kompleks, ndërsa në maj njoftoi se ka marrë nga Banka Botërore dokument ku është kryer pagesa prej 7.8 milionë dollarë për importim të mallit që Ministria e Shëndetësisë e ka paguar më 15 shkurt, ndërsa Banka Popullore e ka realizuar.

    “Në fund është lënda me blerjen e vaksinave dhe do të dalim në opinion me dëshmi të qarta”, u shpreh Ivanovska.

    Nga MSH njoftojnë se nuk kanë paguar parapagesë te personi juridik për blerjen e vaksinave kineze, por në fillim të vitit është kryer rezervimi i 200 mijë dozave vaksinash nga prodhuesi “Sinofarm” nga Kina.

    Lajmi Paraprak

    Dënohet me burg qytetari që përdori gjuhë të urrejtjes për aksidentin në Bullgari

    Lajmi i rradhës

    Alergjitë e shtëpisë, pse janë më të rënda në dimër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë