Softueri izraelit | Dyshime se telefoni i Macron është spiunuar nga Maroku

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, është një nga udhëheqësit botërorë që besohet se kanë qenë shenjestra e hakimit të telefonave përmes një softueri për spiunim, raportojnë mediat.

    Softueri Pegasus, i zhvilluar nga një kompani izraelite, futet në telefona dhe ua mundëson operatorëve që t’i spiunojnë ata që i kanë shnjester.

    Udhëheqësit politikë janë në listën e rreth 50.000 numrave të telefonit që besohet se ishin me interes për klientët e kompanisë izraelite, NSO Group.

    Sidoqoftë, vetë kompania ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë të gabuar, duke thënë se softueri i saj është zhvilluar me qëllim që të përdoret vetëm kundër kriminelëve dhe terroristëve, shkruan BBC.

    Gazeta franceze, “Le Monde”, raportoi se shërbimet marokene të inteligjencës kishin identifikuar një telefon që Macroni ishte duke e përdorur nga viti 2017.

    Sidoqoftë, Maroku ka mohuar se është klient i zhvilluesit izraelit të softuerit Pegasus.

    Në anën tjetër, presidenca franceze tha se nëse këto zbulime janë të vërteta, ato do të ishin shumë serioze.

    Lajmi Paraprak

    Pse po përhapen më lehtë variantet e reja të SARS-CoV-2? Ekspertët japin alarmin

    Lajmi i rradhës

    Nga zjarri digjet në tërësi një restorant në Zhelinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë