Ngec grumbullimi i mbeturinave në fshatrat e Dibrës

    Problemet që kanë vendbanimet rurale në komunën e Dibrës me grumbullimin e mbeturinave shkaktojnë probleme në ndotjen e ambientit. Edhe pse ka patur aktivitete për fillimin e grumbullimit të mbeturinave në fshatra edhe atë me vendime të Këshillit të komunës dhe kryetarit, deri sot kjo nuk ka ndodh. Këta mbeturina që janë të shumta nëpër fshatra kanë shkaktuar deponi masive të cilat pas reshjeve të shiut përfundojnë në ujërat në rajon, e në fund edhe në Liqenin e Dibrës. Edhe pse para disa muajve pushteti vendor vendosi të filloj grumbullimi i mbeturinave në fshatra dhe për këtë dha dritë jeshile edhe ndërmarrja komunale, për shkak të vonesës të marrjes të lejes nga Ministria e Ekologjisë, deri sot aktivitetet nuk kanë filluar. Vonesa vazhdon të shkakton probleme ekologjike.

    Komuna Dibër i ndërmori të gjithë aktivitetet në lidhje me fillimin të grumbullimit të mbeturinave në fshatrat e Dibrës. Përveç vendimeve që sollën institucionet lokale, u sigurua nga ana e komunës edhe automjet special për grumbullimin e mbeturinave në vendbanimet rurale. Por, siç ka informuar drejtori i ndërmarrjes komunale Burim Kaba, tani pritet dhënia e lejes nga Ministria përkatëse për të filluar këtë aktivitete. Pikërisht problemi i pritjes ka sjell reagime të shumta të këshilltarëve në Këshillin e komunës Dibër që janë nga fshatrat. Ata janë të mendimit se pa nevojë vazhdon pritja e grumbullimit të mbeturinave.

    Nga ana tjetër drejtori i ndërmarrjes komunale “Standardi”, Burim Kaba thotë se bëhet fjalë për përcaktimet ligjore pa të cilët nuk mund të fillojë pastrimi i mbeturinave. Në situatë kur disa këshilltarë thonë se leja është dashur të merret me kohë, kurse nga ndërmarrja komunale thonë se kërkesa është dërguar më parë, vazhdon rritja e deponive të egra në fshatrat Kosovrast i Poshtëm, Kosovrast i Epërm, Mogorcë, Xhepishtë dhe Otishan. Janë fshatra me shumë banorë të cilët pothuajse “mbyten” në mbeturina.

    Duke marr parasysh konfiguracionin të këtyre fshatrave, mbeturinat përfundojnë në Lumin Radikë e pastaj edhe në Liqenin e Dibrës. Përndryshe nga ndërmarrja komunale thonë se janë të gatshëm të fillojnë pastrimin e deponive menjëherë pas marrjes të lejes. Pushteti vendor ka informuar se banorët e fshatrave janë të gatshëm që të bëjnë edhe kontrata personave me ndërmarrje komunale për të paguar për mirëmbajtjen të higjienës publike. Përveç automjetit special për grumbullimin e mbeturinave në fshatra, komuna Dibër i ka dhuruar ndërmarrjes komunale edhe kontejnerë të ri metalik të cilët do të vendosen nëpër disa lokacione të fshatrave të përmendura. Kjo do të thotë se infrastruktura për grumbullimin e mbeturinave në fshatra është e përgatitur dhe pritet që definitivisht hapësirat publike në fshatra të mos kenë mbeturina. Në bashkësitë lokale të fshatrave janë optimist se problemet me mbeturinat do të tejkalohet. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Standardi i jetesës, shqetësim për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në RMV shprehen të lodhur nga politika

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë