Mile Janakieski deri më tani është dënuar në pesë raste, me gjithsej 14 vjet burg

    Dosja gjyqësore, për Mile Janakieskin numëron pesë aktgjykime. Ndaj tij janë në pritje edhe katër lëndë të tjera penale.

    Përkundër pesë aktgjykimeve ndaj tij, Janakieski nuk është në burg.

    Ai është dënuar me kusht për dy raste – “Qendra shuplakat”, rast i formës së prerë, si dhe për rastin “Dizajn” për blerjen e autobusëve kinezë, për të cilin Janakieski ka pranuar fajësinë.

    Janakieski përsëri mori dënim me  burg për tre raste. Ai deri më tani është dënuar me 14 vite burg. Dënim më të madh deri tani ka marrë për rastin “Organizatorët e 27 Prillit”, 6 vite. Vetëm ky rast është në Gjykatën e Apelit. Janakieski gjithashtu ka dënim me katër vjet e gjysmë burg pasi u deklarua fajtor në rastin e parregullsive zgjedhore “Titanik”, ku ende gjykohet për një vepër të lidhur me financim për të cilën ai u deklarua i pafajshëm. Vendimi i sotëm për rastin “Qyteti i diellit” i solli atij edhe tre vite e gjysmë të tjera. Por këto vendime mund të anulohen nga gjykata më e lartë.

    Janakieski për momentin gjykohet për rastet “TNT”- për shembjen e kompleksit “Kosmos”, “Talir” për financim ilegal të VMRO DPMNE-së, “Trajektorja” për ndërtimin e autostradave kineze si dhe “Shkallët spanjolle” ku akuzohet për shitje ilegale të parcelave në shesh të Shkupit.

    Në shumë prej rasteve ku akuzohet Janakieski, është edhe ish-udhëheqja e lartë e VMRO-DPMNE-së. Në shumë nga rastet e PSP-së së shuar, akuzohet edhe ish-kryeministri Gruevski. Por, edhe pse LSDM-ja e mori pushtetin pas “bombave” të publikuara, dhe u formua Prokuroria Speciale, asgjë nga këto nuk solli drejtësi, madje edhe kryetarja e PSP-së, Katica Janeva përfundoi në burg për aferën “Reket”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Avokati i Popullit vazhdon të pranojë ankesa për keqpërdorimin e të drejtës për përkatësinë etnike me qëllim të punësimit

    Lajmi i rradhës

    REGJISTRIMI | Neziri: Problemet do të burojnë pikërisht nga kategoria e njerëzve të paregjistruar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë