Ngecje në llogaridhënien e politikanëve të RMV-së

    “Qeveri e hapur, të dhëna të hapura” ka ngelur shumë prapa përditësimit të punës së institucioneve dhe harxhimeve të zyrtarëve pasi në këtë aplikacion pagat e zyrtarëve mbeten me të vjetrën, ndërkohë që pagat e tyre janë rritur me 78%. Aplikacionet që LSDM i krijoi me qëllim rritjen e transparencës së institucioneve janë pothuajse jo efikase.

    Hulumtimi i Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Qendrës për Burime Qytetare tregon se 2/3 e projektligjeve ka kaluar pa u konsultuar me Regjistrin Elektronik Kombëtar. Në bazë të raportit, 86 nga 191 ligjet e propozuara ose 45% e tyre, janë propozuar nga deputetët, ndërsa Parlamenti nuk ka zbatuar ndonjë proces konsultativ për projektligjet që propozohen nga deputetët dhe hartuesit e autorizuar të ligjeve. “Duke pasur parasysh këtë, ligjet të cilat janë thelbësore për mjedisin ligjor mund të votohen edhe pa u konsultuar me opinionin”, tregon hulumtimi i QMBN dhe QBQ.

    Nga zyra e zëvendëskryeministres për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska sqarojnë se ka pasur një ngecje në përditësimin e mjetit për llogaridhënie të zyrtarëve qeveritarë, por shtojnë se po punojnë në zgjidhje me të cilën të gjitha institucionet në mënyrë të rregullt dhe të pavarur do të fusin të dhëna që do të shërbejnë në informimin në kohë të publikut për gjitha shpenzimet e zyrtarëve. Gërkovska ka kërkuar nga institucionet që të jenë më të përgjegjshëm dhe më transparent si dhe janë përgatitur udhëzime me qëllim të përmirësimit të transparencës së institucioneve në sektorin publik.

    “Ky është një hap kalimtar drejt qëllimit përfundimtar, pra krijimin e kushteve ligjore për transparencë të plotë të institucioneve me qëllim që informacionet të jenë në dispozicion për gjithë publikun, përveç atyre që janë të natyrës së kualifikuar. Të gjithë mbajtësit e informacionit si dhe të gjithë bartësit e funksioneve kanë për obligim që të jenë transparent dhe të japin llogari për punën e tyre para publikut”, thanë nga kabineti i Gërkovkës.

    Ajo gjithashtu ka iniciuar në qeveri që institucionet të publikojnë gjitha vendimet për prokurimet publike në faqet e tyre të internetit, por edhe të gjithë mbajtësit e informacioneve të bëjnë një listë me të dhënat më të kërkuara të natyrës publike në periudhën 01.10.2020 deri më 30.06.2022, thonë nga atje. Gjithë këto vërejtje vijnë në një kohë kur edhe BE kujtoi se lufta kundër korrupsionit është në një nivel zhgënjyes, dhe të ulët.  Departamenti i Shtetit tregoi për një sërë krimesh korruptive në vend që po kalonin pa u ndëshkuar. Për rënie të transparencës tregon edhe hulumtimi i SHGM-së, si dhe gazetarët të cilët shpeshherë nuk marrin përgjigje nga institucionet.

    “Edhe pse perceptimi i përgjithshëm për 2022 është se gjendja me transparencën e institucioneve është përmirësuar për dallim nga para 2016, disa hulumtime tregojnë se ka institucione që nuk janë mjaftë transparente dhe zakonisht probleme të tilla shfaqen në nivelin lokal. Në intervistat e bëra me gazetarë theksohet se gjatë vitit të kaluar ka pasur një trend të shmangies apo mosdhënies së përgjigjeve konkrete nga përfaqësues të institucioneve të caktuara publike”, thotë Biljana Nastevska nga ShGM.

    Institucionet shtetërore, komunat, ndërmarrjet publike, dhe gjyqësore përballen me ankesa të shumta për mosrespektim të afateve ligjore për dhënien e informacionit me karakter publik. Edhe raporti vjetor për vitin 2022 i Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të lirë në informacion me karakter publik flet për mungesën e transparencës. Pjesa më e madhe e këtyre peticioneve që janë mbi 60%, i referohet pikërisht “heshtjes” së institucioneve dhe mosveprimit të kërkesave për informacion brenda afateve të parashikuara me ligj. Organizatat e pavarura përkatëse, transparencën e institucioneve dhe zyrtarëve e matin sipas shkallës së hapjes së aktiviteteve të qeverisë, proceseve të vendimmarrjes, dhe se sa i hapur dhe i aksesueshëm është informacioni për publikun. Këta janë elementët kyç të cilët kontribuojnë që qeveritë të jenë në gjendje të krijojnë një mjedis tr

    Lajmi Paraprak

    Moti i keq ndikon te kulturat bujqësore në RMV

    Lajmi i rradhës

    Vetëm MPB nuk i zbaton emrat e ri të rrugëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë