Vetëm MPB nuk i zbaton emrat e ri të rrugëve

    Duket se faji për revoltën dhe tollovitë e krijuara para sporteleve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qytetit të Shkupit po bëhet nga vet Ministria që drejtohet nga Oliver Spasovski. Kjo e fundit nuk e zbaton Vendimin e para dy viteve të Këshillit të Qytetit të Shkupit me emrat e rinj të rrugëve, ndërsa i detyron vet qytetarët të sorollaten nga sporteli në sportel për të dëshmuar vendqëndrimin në një rrugë caktuar në Shkup kur aplikojnë për dokumentet personale. Konkretisht, MPB edhe pse e ka pranuar zyrtarisht Vendimin e Qytetit të Shkupit, madje është publikuar dhe në Gazetën Zyrtare, administrata e policisë nuk rreket që të njëjtat ti azhurnojë në sistemin bazë sikurse ka bërë Regjistri Qendror, Komisioni Shetëror Zgjedhor, Kadastra… Ditë më parë, ministri Spasovski fajin ia hodhi Qytetit të Shkupit, ndërsa më shumë foli sesi, atij personalisht i pengon mënyra sesi Komunat apo Qyteti i Shkupit i ndërron emrat e rrugëve.

    “Mendoj se këtu mund të përgjigjen nga pushteti lokal, sepse unë mendoj se nuk është mirë që çdo vit të ndërrohen emrat e rrugëve dhe e dyta, ka një sistem që, pas çdo ndërrimi të emrit të një rruge, kjo të regjistrohet në Regjistrin qendror dhe të mund të shfrytëzohet në bazë. Derisa ne nuk kemi vërtetim nga baza për ndërrimin e emrave të atyre rrugëve, aty ku paraqiten probleme, ne kërkojmë vërtetim. Me këtë rast, apeloj deri te institucionet që janë të ngarkuara me këtë punë, të fillojnë dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet sa më shpejtë“, tha dje Spasovski.

    Mirëpo, nga Qyteti i Shkupit e thonë të kundërtën e Spasovskit.  Zyra për komunikim me opinionin në kabinetin e Danella Arsovskës kanë theksuar se sipas Vendimit të Këshillit të Qytetit, janë ndryshuar emrat e 486 objekteve infrastrukturore, rrugëve, urave dhe shesheve dhe të njëjtat tanimë janë pjesë e Regjistrit Qendror. “Në Regjistrin Qendror janë zbatuar 441 ndryshime, ndërkohë që për shkak të kontestimit të 45 emrave të rrugëve, për 33 prej të cilëve Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka dhënë pëlqimin dhe 12 nuk janë zbatuar nga Regjistri Qendror me arsyetimin se nuk janë të padefinuar në vendimi”, thonë në Qytetin e Shkupit, ndërsa konfirmojnë se Vendimi tashmë është Regjistrin Qendror.

    Siç merr vesh gazeta KOHA, probleme më të mëdha paraqiten në vendbanimet shqiptare, siç është Komuna e Sarajit, në Çair dhe Butel. Pothuajse të gjithë qytetarët që aplikojnë për dokumente personale e që janë nga Saraji kthehen mbrapsht nga administrata e policisë, pasi të njëjtit duhet të nxjerrim Vërtetim në Qytetin e Shkupit – Vërtetim ky që, përveç kohës, kushton edhe para.  Më parë, rrugët në Saraj kishin numra, ndërsa me vendimin e Qytetit të Shkupit, numrat janë zëvendësuar me emra. Vërtetim ju kërkohet edhe qytetarëve në disa rrugë në Çair dhe Butel, pjesa më e madhe banorë shqiptarë.

    KSHZ KA AZHURNUAR BAZËN ME EMRAT E RI TË RRUGËVE

    Për dallim nga MPB, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) tashmë ka azhurnuar emrat e ri të rrugëve që miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, ndërsa Vendimin, siç thonë për gazetën KOHA, e kanë marrë nga Gazeta Zyrtare. Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, thotë si KSHZ, nuk kanë nevojë që Vendimin ta kërkojnë nga Qyteti i Shkupit, kur ai publikohet në Gazetën Zyrtare. Shehu u shpreh se KSHZ i rifreskon listat zgjedhore çdo tre muaj dhe ndryshimet bëhen në bazë të letërnjoftimeve të qytetarëve. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me MPB-në, Qytetin e Shkupit dhe të gjithë institucionet tjera të përfshira. Rasti konkret me ndryshimin e emrave nga ana e Qytetit të Shkupit, nuk mendoj se do të shkaktojë probleme ditën e zgjedhjeve, pasi deri në fund të vitit të gjithë qytetarët duhet t’i ndryshojnë letërnjoftimet e vjetra me emrin e ri të shtetit dhe kështu në zgjedhjet e ardhshme të gjithë qytetarët do t’i kenë adresat e reja në letërnjoftimet e tyre”, deklaroi Shehu. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Ngecje në llogaridhënien e politikanëve të RMV-së

    Lajmi i rradhës

    LËNDIMET NË PUNË | Traktorët dhe skelet, shkaqet më të rrezikshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë